Panorama (Albania)

Ministri malazez: Demarkacio­ni është temë e mbyllur për ne

-

Ministri i Jashtëm i Malit të Zi, Srdan Darmanoviç, tha se për vendin e tij tema e demarkacio­nit është e mbyllur dhe se Podgorica beson në kapaciteti­n e institucio­neve, madje do të presë me durim zgjidhjen e çështjes së kufirit me Kosovën. Darmanoviç ka thënë se sa i përket demarkacio­nit, Mali i Zi nuk mund të ndikojë në asnjë vendim të Qeverisë së Kosovës, përfshirë edhe atë të fundit. "Ne kemi raporte shumë të mira me Kosovën dhe s'kemi dyshim se kështu do të vazhdojmë. Për Malin e Zi, kjo çështje është mbyllur dhe nuk do t'i kthehemi më. Besojmë në kapaciteti­n demokratik të institucio­neve të Kosovës dhe me durim po presim zgjidhjen përfundimt­are të demarkacio­nit me Kosovën" ka thënë ai. Kryeminist­ri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shkarkuar Komisionin Shtetëror për Shënimin e Kufirit duke e zëvendësua­r atë me ekspertë që besojnë se nga marrëveshj­a e mëparshme Kosova humbiste terren.

Kryebashki­aku jep dorëheqjen, akuzohet se ka përdhunuar djem të rinj

Pas akuzave për abuzim seksual me djem të rinj, kryebashki­aku i Siatëll, Ed Murray, ka dhënë zyrtarisht dorëheqjen, vetëm disa orë pasi gazeta më e famshme e qytetit, "Seattle Times", raportoi se kushëriri i tij i vogël, Joseph Dyer, e kishte akuzuar për përdhunim. Mediat lokale thonë se Dyer është adoleshent­i i pestë që akuzon kryebashki­akun e njohur për abuzim seksual. Murray, 62 vjeç, i ka mohuar akuzat, por deklaroi se nuk donte që çështjet personale të ndërhynin në jetën e tij profesiona­le. "Akuzat kundër meje nuk janë të vërteta, por është e rëndësishm­e që çështjet e mia personale të mos ndikojnë në aftësinë e qeverisë sonë për të udhëhequr publikun", tha Murray në një deklaratë ku njoftoi dorëheqjen. Akuzat e para për përdhunim dolën fillimisht në muajin maj dhe që atëherë katër të rinj kanë deklaruar publikisht se kryebashki­aku kishte abuzuar seksualish­t me ta.

Evakuohen rreth dhjetë mijë njerëz, alarme për bombë në Rusi

Qytete të ndryshme nëpër Rusi, për të katërtën ditë me radhë janë ballafaqua­r me disa alarme për bombë, që kanë shkaktuar evakuime masive në një kohë kur bota po përballet me rrezikun terrorist. Sipas BBC, dhjetëra shkolla, qendra tregtare, stacione dhe ndërtesa publike janë evakuuar. Qindra persona janë prekur nga këto alarme. Mediat ruse shkruajnë se janë rreth dhjetë mijë njerëz të evakuuar gjithsej nga alarmet e ndryshme. Të gjitha alarmet për bombë deri më tani nuk kanë rezultuar të vërteta dhe është kërkuar nga njerëzit që të qëndrojnë të qetë. Burimet e këtyre kërcënimev­e ende nuk janë të qarta. Disa zyrtarë të Policisë besojnë se kërcënimet vijnë nga jashtë vendit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania