Panorama (Albania)

Ronaldo rekordmen, Ramos spektakël

Portugezi lë pas Mesin, spanjolli bën mrekullinë me një roveshatë

-

Real Madrid ka mundur lehtësisht me shifrat 3- 0 qipriotët e APOEL në një takim ku dy protagonis­tët kryesorë ishin Kristiano Ronaldo dhe Serxhio Ramos.

I pari, si gjithmonë, vendosi rekorde të tjera për Ligën e Kampioneve. Për të gjashtin vit radhazi, ai arriti të shënojë në ndeshjen hapëse të fazës së grupeve me skuadrën e tij. Ndërkaq, me penalltinë e realizuar në pjesën e dytë të takimit, Ronaldo u bë lojtari i cili ka shënuar më shumë të tilla në këtë turne, 12, duke lënë pas kuptohet se kë… Lionel Mesin. Megjithatë, golin më spektakola­r te Real Madridi e bëri tjetërkush. Serxhio Ramos ishte protagonis­ti i mbrëmjes me golin e 3- 0, të cilin e shënoi me një roveshatë, duke dalë paksa nga "skema e zakonshme" ku ai shënon me kokë në minutat e fundit. Sa i përket ndeshjes tjetër, dueli mes Totenhemit dhe Borusia Dortmund ka nxjerrë fitues ekipin anglez që triumfoi me shifrat 3- 1. Golit të Son iu përgjigj Jarmolenko me një goditje fantastike. Por pastaj ishte Herri Hejn ai që vendosi diktatin e tij, duke realizuar dy herë në portën gjermane, për t'i dhënë suksesin Totenhemit dhe për të hedhur kandidatur­ën e kësaj skuadre për kualifikim­in në fazën tjetër të turneut nga ai që cilësohet si "grupi i vde- kjes". Ndeshja mes Liverpulit dhe Seviljes është mbyllur në barazim 2- 2. Anglezët përmbysën avantazhin e shpejtë të Ben Heder me Firmino e Salah, por shpërdorua­n mundësinë për të mbyllur ndeshjen kur Firmino humbi një penallti. Në minutën e 72- të, Korrea realizoi golin e barazimit 2- 2. Në ndeshjet e para të Grupit G në Ligën e Kampioneve, përballja më interesant­e ishte ajo në Gjermani mes debutuesve të Lajpcigut dhe kampionëve francezë të Monakos. Dueli prodhoi një lojë thuajse të barabartë, që u shfaq edhe në rezultatin përfundimt­ar 1- 1. Në takimin tjetër të zhvilluar në Portugali mes Portos dhe Beshiktash­it, kampionët e Turqisë dhuruan një rezultat surprizë, duke fituar me shifrat 1- 3.

Mançester Siti triumfoi me goleadë 0- 4 në Holandë për- ballë Fejnordit. Stons kaloi anglezët në avantazh që në minutën e 2- të, ndërkohë që Aguero dyfishoi shifrat në minutën e 10- të. Gabriel Hezus shënoi golin e tretë në minutën e 25- të, ndërsa Stons vulosi fitoren e të besuarve të Guardiolës në të 63- tën.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania