Panorama (Albania)

Kukësi e Teuta shijojnë humbjen, Tirana nis mbrojtjen e trofeut

-

Mlladen Milinkoviç ka shijuar humbjen si trajner i Kukësit në turin e parë të Kupës së Shqipërisë, pas disfatës së skuadrës së tij ndaj Egnatias. Ndonëse verilindor­ët kishin udhëtuar me lojtarët rezervë drejt Rrogozhinë­s për këtë duel, pakkush priste që ata të komplikoni­n kualifikim­in me një disfatë në transfertë. Gjithçka u vendos që në minutat e para të sfidës, kur Memini u dënua me karton të kuq për Kukësin dhe Bakiasi shënoi golin e vetëm të takimit për skuadrën vendase.

Teuta - Një tjetër skuadër e Superiores që ka provuar humbjen ishte edhe Teuta, e cila kishte lënë pushim disa prej titullarëv­e me transfertë­n në Pukë ndaj Tërbunit vendas. Goli i Stivi Shabës në pjesën e dytë u dha suksesin pukjanëve, ndërsa detyron Maganin të luajë me forca të plota në takimin e kthimit pas dy javësh.

KAMPIONËT

Tiranës iu desh që të realizonte një përmbysje rezultati në mënyrë që t'i dhuronte suksesin që në ndeshjen e parë në transfertë Ze Marias, i cili dje kishte provën e parë të vërtetë të vështirësi­së me të cilën do të përballet në futbollin shqiptar. Perja përfitoi nga një gafë e Likës për të dërguar topin në rrjetë dhe për t'i dhënë avantazhin Besës në ndeshjen e cila filloi me 15 minuta vonesë për shkak të mungesës së forcave të ren- dit në stadium. Por ishte kapiteni Karabeci ai që realizoi nga një gol në secilën pjesë të takimit, për të përmbysur shifrat dhe për të marrë një fitore 2- 1 në transfertë që ia bën më të thjeshtë rrugëtimin në këtë turne, i cili është shpresa e vetme e Tiranës për të luajtur në Eu- ropë në sezonin e ardhshëm.

GRUPI B

Në Grupin B, Partizani fitoi me goleadë 2- 6 në Kuçovë në ndeshjen ndaj Naftëtarit. Vendasit kaluan të parët në avantazh me anë të Nallbatit, por të kuqtë më pas përmbysën shifrat me golat e Xhixhuas që shënoi dopietë dhe realizimet e Malotës, Çanit, Herrerës dhe Bathës me penallti. Sulmuesi Edgar Çani u fut në lojë në pjesën e dytë dhe debutoi me gol me fanellën e Partizanit. Flamurtari fitoi pastër 0- 2 ndaj Dinamos në takimin e luajtur në kompleksin "Internacio­nal" në Pezë- Helmes. Hoxhaj dhe Musta ishin autorët e golave për këtë fitore të vlonjatëve. Në takimet e tjera, Turbina mposhti Korabin, Apolonia barazoi me Lushnjën, Pogradeci mposhti Shkumbinin në Peqin dhe Luftëtari mposhti Elbasanin në transfertë. Ndeshja mes Tomorit dhe Bylisit u ndërpre për shkak të largimit të forcave të rendit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania