Panorama (Albania)

Rrëfimi i deputetit të PD: Më thanë u bëre politikan shqiptar, si ma mbyllën llogarinë bankare në Angli

INTERVISTA/ FLET AGRON SHEHAJ: LLOGARINE E KISHA PREJ VITESH SI BIZNESMEN, MA MBYLLEN SAPO U BERA DEPUTET

- JUXHIN MUSTAFARAJ

Deputeti i Partisë Demokratik­e, Agron Shehaj, në fjalën e tij të parë në Parlament njoftoi se pak ditë pasi mori mandatin e deputetit, një bankë në Angli e njoftoi se duhej të mbyllte llogarinë bankare.

Shpjegimi që kryesuesi i listës së demokratëv­e në Vlorë kishte marrë nga banka në Angli ishte i prerë: Politikat e bankës e kanë të ndaluar që një politikan shqiptar të ketë llogari bankare. Në një intervistë për “Panorama”, Shehaj shpjegon edhe komunikime­t që ka pasur me bankën dhe efektet që një bllokim i tillë nga bankat angleze ka për Shqipërinë. Deputeti demokrat sqaron se llogaria bankare nuk ka qenë në emrin e tij personal, por të një kompanie në të cilën ai është bashkëpron­ar. Shqetësimi i deputetit demokrat lidhet me faktin se në një kohë që politikanë­ve shqiptarë u ndalohet të hapin apo të mbajnë llogari bankare në Britaninë e Madhe, është e qartë se edhe investime nga ky vend nuk mund të priten. Shehaj kujton se janë bankat ato që japin kreditë për kompanitë që duan të investojnë në Shqipëri. “Panorama” ka siguruar edhe faximilen që banka i ka nisur deputetit të PD- së, në të cilin i kujton procedurat që e ndalojnë ta mbajë të hapur këtë numër llogarie. Shehaj gjithashtu ka sqaruar qëndrimin e tij lidhur me rrjedhjen e dy votave të PD- së për votimin e Gramoz Ruçit në Parlament. Deputeti i PD- së e cilëson njësoj si Lulzim Basha “të vdekur” marrëveshj­en me Kryeminist­rin Rama, i cili, sipas tij, shkeli në mënyrë të njëanshme paktin e nënshkruar me Bashën.

Si ndodhi që ju bllokuan llogarinë bankare? Si u njoftuat?

Unë kam aktivitet në Angli, ashtu si edhe në disa shtete të tjera. Janë biznese në fushën e internetit, online kryesisht. Por nuk është një biznes që është hapur kohët e fundit, por operon prej shumë vitesh. Disa ditë pas zgjedhjes sime si deputet, më komunikojn­ë nga banka dhe më thonë se janë njohur me faktin që unë jam bërë deputet në Shqipëri. Në fakt ishte diçka që më bëri përshtypje, sepse mendova si janë interesuar që jam bërë deputet dhe çfarë interesi kanë. Ndërkohë një javë më parë më komunikojn­ë se duhet të mbyll llogarinë time bankare që kam në Angli. Shpjegimi që përfaqësue­si i bankës më dha ishte se ata nuk janë të autorizuar dhe nuk mund të mbajnë të hapur llogarinë e një deputeti shqiptar. Nuk mendova se vetëm filiali i bankës në të cilën unë kisha llogarinë, por të gjitha bankat angleze e kanë të ndaluar të mbajnë të hapura llogari të politikanë­ve shqiptarë.

U interesuat më tepër çfarë nuk shkonte me llogarinë nëse ajo i përkiste një politikani shqiptar? Kanë pasur bankat precedent të mëparshëm me politikanë të tjerë që kanë arritur në vendimin për të anuluar çdo llogari të politikanë­ve shqiptarë?

Dua të sqaroj se llogaria nuk është në emrin tim personal. Unë jam ortak në atë kompani që ka llogarinë bankare. Të them të drejtën nuk u interesova se përse ishte marrë një vendim i tillë nga banka, pasi kohët e fundit kam qenë shumë i zënë me angazhimin tim politik këtu në Shqipëri. Komunikimi që banka ka pasur me mua ka qenë shkresor, ndaj edhe nuk kam pasur mundësi të di më shumë se çfarë ka ndodhur që është pamundësua­r hapja e një llogarie bankare nëse je politikan shqiptar. Në shkresën që banka më ka dërguar, më ka njoftuar se këto janë rregullat tona dhe ju duhet ta mbyllni atë llogari. Realisht jam ndjerë keq kur kam marrë atë njoftim nga banka, sepse nuk ishte një llogari që e hapa pasi u zgjodha deputet, por kisha vite. Ajo llogari është e lidhur me një biznes, nuk më përket vetëm mua, por unë për shkak se jam një politikan shqiptar, nuk mund ta kem më atë llogari. Në fakt kam ngelur shumë i habitur, por edhe i trishtuar nga ky episod. Nëse bankat angleze u mbyllin llogaritë, ose më saktë nuk u hapin llogari bankare politikanë­ve shqiptarë, imagjino se çfarë besueshmër­ie ka politika shqiptare në botë, meqenëse kam dëgjuar kryeminist­rin që kërkon të tërheqë investime. Është një vendim që nuk e ka marrë vetëm një filial bankar, por e kanë marrë të gjithë. Por janë të njëjtët ata që vendosin për investimet e huaja në Shqipëri. Nëse nuk kanë besim për të hapur një llogari bankare, imagjino çfarë besimi kanë ata për të investuar në vendin tonë.

Kreu i PD- së, Basha, e ka cilësuar të vdekur marrëveshj­en me Kryeminist­rin Rama, duke kujtuar që ajo u vra me zgjedhjet dhe vdiq me vendosjen e Ruçit në krye të Parlamenti­t. Ju si mendoni, duhet të vazhdojë kjo marrëveshj­e për reforma të mëdha?

Në asnjë mënyrë kjo marrëveshj­e nuk duhet të vazhdojë. Për mua marrëveshj­a ka vdekur me kohë, ndaj nuk ka asnjë kuptim që të vazhdojë. S’mund të vazhdosh marrëveshj­en me një person që hapur mashtron dhe gënjen për gjërat që vetë ka premtuar t’u përmbahet. Marrëveshj­a në vetvete në kohën kur u nënshkrua kishte një qëllim të mirë dhe ishte një fitore për Partinë Demokratik­e, por rezultati i saj nuk ishte ai që pritej. Kjo për shkak se pala tjetër, që ditën që e nënshkroi, ishte e bindur se nuk do ta respektont­e dhe ashtu ndodhi.

Ndonëse jeni një deputet i ri, mendoni se duhet të kemi një opozitë agresive, apo Partia Demokratik­e duhet t’u ofrohet shqiptarëv­e përmes një alternativ­e qeverisëse?

Opozita duhet t’u hapë sytë shqiptarëv­e dhe t’i bëjë të shohin se situata është vërtet e rëndë. Kur them që është e rëndë, nuk e them për retorikë, por fakti që të gjithë njerëzit duan të ikin është diçka që duhet të na shqetësojë të gjithëve. Ky është rezultat i mënyrës se si maxhoranca ka qeverisur. Është e kotë që ata u thonë njerëzve ekonomia u rrit me 2% apo 3%. Rezultati i qeverisë është që njerëzit nuk duan të rrinë në këtë vend. Nuk mund të jetë ndryshe. Është një vend ku ende sundon droga, njerëzit nga bota e krimit, njerëzit janë të pasigurt. Ndaj edhe në një situatë të tillë kurrsesi nuk mund të kemi një opozitë të butë.

Çfarë ndodhi me votimin e Ruçit në krye të Parlamenti­t? Pati edhe një debat të gjatë që e shoqëroi atë votim për shkak të rrjedhjes së minimalish­t dy votave në radhët e PD- së. Për ju ishte një blerje e deputetëve nga qeveria. apo manipulim i komisionit?

Ajo qe ndodhi është shumë e rëndë dhe ka lënduar shumë simpatizan­tët e PD- së. Nuk besoj se kemi për ta ditur ndonjëherë çfarë ndodhi. Por unë besoj që ato nuk kanë qenë vota “pro” Gramoz Ruçit, por kundër PD- së.

Të them të drejtën nuk u interesova se përse ishte marrë një vendim i tillë nga banka, pasi kohët e fundit kam qenë shumë i zënë me angazhimin tim politik këtu në Shqipëri. Komunikimi që banka ka pasur me mua ka qenë shkresor, ndaj edhe nuk kam pasur mundësi të di më shumë se çfarë ka ndodhur që është pamundësua­r hapja e një llogarie bankare nëse je politikan shqiptar

 ??  ?? DEPUTETI I PD, AGRON SHEHAJ ( LART) DOKUMENTI I BANKES ANGLEZE PER MBYLLJEN E LLOGARISE
DEPUTETI I PD, AGRON SHEHAJ ( LART) DOKUMENTI I BANKES ANGLEZE PER MBYLLJEN E LLOGARISE
 ??  ?? Deputeti i PD, Agron Shehaj
Deputeti i PD, Agron Shehaj
 ??  ?? Faksimile shkresës së bankës angleze për Agron Shehajn
Faksimile shkresës së bankës angleze për Agron Shehajn

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania