Panorama (Albania)

Biznesmeni: Si më grabitën 27 milionë lekë me uniformën e RENEA

I zoti i shtëpisë: Autorët me uniforma u futën natën në vilë. Kanë qenë në dijeni se djali ynë ishte me pushime

- KAVAJE/ LEONIDHA MUSAJ

Grabitet e dhunohet gjatë natës në shtëpinë e tij biznesmeni kavajas.

Ngjarja është regjistrua­r mëngjesin e djeshëm, rreth orës 04: 00, kur tre persona të maskuar dhe të armatosur grabitën me dhunë dy milionë lekë të rinj dhe 5 mijë euro në familjen Kola. Mësohet se tre autorët të maskuar dhe të veshur me uniformë të forcave RENEA kanë mësyrë në vilen trekatëshe të familjes nëpërmjet ballkonit dhe më pas kanë dhunuar e kërcënuar kryefamilj­arin derisa kanë arritur të përvetësoj­në shumën e parave. Pasi kanë marrë shumën e mësipërme të parave, autorët janë larguar me shpejtësi në drejtim të paditur, të favorizuar edhe nga errësira. Gjatë një interviste për gazetën "Panorama", Adem Kola rrëfen momentet e tmerrit që ka përjetuar ai dhe bashkëshor­tja e tij.

Z. Kola, si ndodhi grabitja në banesën tuaj?

Nuk di çfarë të them, jam akoma i terrorizua­r nga ajo që ka ndodhur në shtëpinë time. Tre persona të veshur si policë dhe të maskuar hynë në shtëpinë tonë dhe më dhunuan, kërcënuan e më grabiten. Ende nuk e kam marrë veten nga ajo që përjetuam. Menduam se do të na vrisnin, por fatmirësis­ht jemi ende gjallë unë dhe bashkëshor­tja ime.

Si arritën autorët të futeshin në ambientet e brendshme të shtëpisë?

Ata u futën nga dritaret e ballkonit. Kanë shfrytëzua­r faktin se jetojmë në shtëpi private dhe pasi janë futur në oborr, janë zvarritur nëpërmjet ballkoneve dhe u futën në dhomën e gjumit ku unë e bashkëshor­tja ime ndodheshim. Ne ishim në gjumë dhe nuk kemi dëgjuar zhurmë fare, vetëm kur u futën në dhomë dhe na thanë të çoheshim e të mos bënim zë. Ne u tmerruam, thamë se ishim në ëndërr. "Paratë shpejt, se ju vramë të dyve!", na thanë.

Po ju si vepruat kur u përballët me autorët të veshur me uniformë si të policisë?

Nuk dinim si të silleshim. Ne ishim përgjumësh dhe nuk po u besonim syve. Ata ishin veshur si policë ( të forcave RENEA). Nuk po orientohes­ha dot fillimisht... policë që kërkojnë para?! "Shpejt paratë!", thanë. "Nuk kam para në shtëpi", u thashë, "paratë i mbaj në bankë". Ata e dinin shumë mirë që kisha para në shtëpi dhe këmbënguln­in. Ndërkohë, njëri më bënte presion mua, ndërsa një tjetër i kishte vënë pistoletën në kokë bashkëshor­tes sime dhe e kërcënonte se do ta vriste po të mos i tregonte se ku i kishim fshehur paratë. Iu betova që s'kisha para, por në këtë moment më qëlluan me një hekur a tytë pistolete në kokë.

Ç'ndodhi më pas? Ua treguat se ku i kishit paratë, apo i gjetën vetë?

I gjetën vetë. Mua më qëlluan me hekur në kokë dhe më lanë pa ndjenja. Pasi kishin marrë paratë, ishin larguar me shpejtësi, duke u hedhur nga dritarja. Të favorizuar edhe nga errësira, pasi ishte ora katër e mëngjesit, u larguan të pashqetësu­ar në drejtim të paditur.

Sa para u grabitën?

Na grabitën 20 milionë ( dy milionë lekë të rinj) dhe 5 mijë euro. Me pak fjalë, të gjitha kursimet e punës sonë. Ne kemi një dyqan peshku këtu afër shtëpisë dhe aty punojmë.

Vetëm para morën, apo edhe sende me vlerë?

Deri tani kemi konstatu- ar vetëm paratë. Shtëpinë e kthyen përmbys, pasi kanë kontrollua­r çdo cep. Ata kanë menduar se mund të kishim para të tjera.

Ju ndodheshit vetëm me bashkëshor­ten në shtëpi?

Po, ndodheshim vetëm ne të dy, pasi djali kishte ikur me pushime. Ata do të kenë pasur informacio­n të detajuar. E kanë ditur që djali ndodhej me pushime dhe në shtëpi ishim vetëm ne dy pleqtë. Nuk di ç'të them, jemi të terrorizua­r.

Z. Kola, pse i mbanit aq shumë para në shtëpi?

Po, siç të thashë, kemi një dyqan peshku dhe na duhen për furnizim. Një pjesë e mirë e parave ishte xhiro që kishim bërë gjatë kohëve të fundit. Po ta dija, nuk do mbaja asnjë qindarkë në shtëpi, por është hera e parë që na ndodh një gjë e tillë. Sh- tëpia jonë është në mes të qytetit të Kavajës, kujt do t'i shkonte mendja se do të ndodhte kjo që ndodhi? Në radhë të parë, shyqyr që nuk na vranë.

E keni idenë se kush mund të jenë autorët, dyshoni te dikush?

Që janë njerëz që na njohin, kjo as nuk diskutohet, por gishtin nuk ia vë dot askujt. Mendoj se janë njerëz që na njohin pasi kishin informacio­n që ndodheshim vetëm dy pleq në shtëpi dhe që kemi biznes ( dhe detyrimish­t para në shtëpi). Shpresoj që policia ta zbardhë sa më shpejt të jetë e mundur këtë ngjarje dhe të vihen para drejtësisë autorët.

Ne ishim përgjumësh dhe nuk po u besonim syve. Ata ishin veshur si policë ( të forcave RENEA). Nuk po orientohes­ha dot fillimisht... policë që kërkojnë para?! "Shpejt paratë!", thanë. "Nuk kam para në shtëpi", u thashë, "paratë i mbaj në bankë". Ata e dinin shumë mirë që kisha para në shtëpi dhe këmbënguln­in. Ndërkohë, njëri më bënte presion mua, ndërsa një tjetër i kishte vënë pistoletën në kokë bashkëshor­tes sime dhe e kërcënonte se do ta vriste po të mos i tregonte se ku i kishim fshehur paratë”

 ??  ?? Adem Kola
Adem Kola
 ??  ??
 ??  ?? Biznesmeni Adem Kola duke rrëfyer ngjarjen
Biznesmeni Adem Kola duke rrëfyer ngjarjen

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania