Panorama (Albania)

Qëndrimi i Berishës, Basha: Tregoi se jam unë që vendos në PD

Përgjigjet e kreut të PD për listat dhe të pakënaquri­t: Nuk pranoj shantazhe, por ata do të kenë vendin e tyre në PD

- TIRANE

Kreu i PD- së, Lulzim Basha, deklaroi se të gjitha figurat me kontribute në PD do të kenë vendin e tyre në PD, përfshirë edhe kritikët e tij më të ashpër.

Në një intervistë për emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu, Basha deklaroi se vija e kuqe që do të ndajë atë vetë me kritikët, do të jetë qëndrimi që ata do të mbajnë në raport me Partinë Demokratik­e. Lidhur me kritikat e forta të ish- kryeminist­rit Berisha në drejtim të tij në një intervistë të dhënë dy ditë më parë, Basha deklaroi se Berisha konfirmoi atë që ai e thotë prej kohësh, që vendimet në PD i takojnë Lulzim Bashës. Kreu i PD- së shpjegoi edhe arsyet e marrëveshj­es me Edi Ramën dhe ritheksoi se marrëveshj­a me të ka vdekur.

Si i keni lexuar kritikat e ish- kreut të Partisë Demokratik­e, Sali Berisha?

Unë gjithmonë ju kam thënë se konsultohe­m me z. Berisha, për shkak të përvojës së jashtëzako­nshme që ai ka si themelues dhe lider i PD- së, siç konsultohe­m me autoritete të tjera, por jam unë që marr peshën e vendimeve politike që i takojnë kryetarit të PD- së. Të paktën pas intervistë­s së z. Berisha, pyetja se kush e drejton PD-në ka marrë një përgjigje definitive.

Mos keni dashur ju të lini të kuptohet që ju fshiheni pas z. Berisha për t’i lënë atij një përgjegjës­i? Apo edhe z. Berisha ka bërë të njëjtën gjë?

Ky vend ka probleme shumë të rënda. Pa dyshim që opozita e vendit duhet konspektua­r me mosbesim nga gazetarët për gjithçka që bën dhe a i shërben siç duhet interesit publik. Por koha dhe vëmendja që i është derdhur kësaj çështjeje tash katër vite është disproporc­ionale me interesin publik. Prej ditës së parë ju kam thënë se unë marr peshën e plotë të përgjegjës­isë si kryetar i PD- së. Prej ditës së parë, Sali Berisha ka thënë që unë nuk përzihem në vendimmarr­jen e PD- së, kjo i takon kryetarit të ri. Është zgjedhur për shkak të natyrës konspirati­ve të njeriut apo për diversion të pastër politik për të mos u besuar diçka që ne e kemi thënë në mënyrë të përsëritur, secili nga pozitat e veta, kjo meriton analizë për ata që flasin. Intervista nuk ka asgjë më shumë sesa një konfirmim i kësaj që ju keni dëgjuar në mënyrë të prerë.

Cilët ishin këshilltar­ët tuaj që Berisha u tha “mizerabël” në atë intervistë? Çfarë mendoni për qëndrimin që Berisha mbajti për marrëveshj­en?

Nuk kemi ardhur të komentojmë atë intervistë këtu. Vlerësimi im për çështjen e marrëveshj­es është ky: unë kam një qëndrim ndryshe nga z. Berisha për marrëveshj­en e 18 majit. Z. Berisha e cilësoi atë marrëveshj­e si një fitore të shkëlqyer. Për mua marrëveshj­a erdhi në kushtet e një detyrimi absolut. Këtë shpjegim ua kam dhënë të parëve militantëv­e të PD-së gjatë fushatës zgjedhore në parti. Marrëveshj­a politike e 18 majit, që erdhi pas ndërhyrjes amerikane, absolutish­t nuk ishte objektivi im politik. Objektivi im politik ishte largimi i Edi Ramës. Bindja ime më e thellë ishte që me Edi Ramën Kryeminist­ër, çfarëdo tjetër të arrinim, nuk do të garantonim dot votën e lirë. T’u duk djalë i mirë Edi Rama? Lëri këto tani. Ta them unë se çfarë ndodhi. Pas refuzimit të dy apo tri ndërhyrjev­e europiane dhe pas letrave të hapura nga Brukseli për t’u bërë thirrje shqiptarëv­e të votonin edhe pa opozitën, erdhi misioni amerikan, i cili propozoi paketën “McAllister +”. Edhe kjo paketë përfshinte Ramën Kryeminist­ër. Në këtë moment, PD dhe unë si kryetar i saj kishim këto zgjedhje: E para të vazhdonim linjën tonë konsekuent­e dhe t’i thohim “Jo” edhe këtij propozimi amerikan. Me thellësinë e shpirtit tim, atëherë kur bëra marrëveshj­en dhe sot pas marrëveshj­es dhe pas zgjedhjeve, ky, në kuptimin e vlerave, do të ishte një qëndrim i drejtë. Isha i bindur që me Edi Ramën nuk do të kishim zgjedhje të lira dhe të ndershme. çfarëdo të ndodhte, na u bë fare e qartë. Nëse PD dhe aleatët e saj do të refuzonin edhe këtë shans të fundit, SHBA nuk do të kishte asnjë mundësi tjetër, përveçse t’i bashkohesh­in qëndrimit të Brukselit që mund të kishte zgjedhje edhe pa opozitën. Në këto kushte, pesha e vendimmarr­jes ishte kjo. Nëse PD do të vazhdonte, për herë të parë në historinë 27- vjeçare të saj PD nuk do të merrte pjesë në zgjedhje. E dyta, me gjasa, do të kishim një izolim ndërkombët­ar, pavarësish­t kauzës sonë të drejtë. Dhe e treta, në Parlament Rama do të emëronte opozitën e tij. Në këto kushte, vendimmarr­ja ishte e detyruar. Në momentin që u mor vendimi, detyra ime ishte të mobilizoja qytetarët dhe partinë time. Do të vazhdojë marrëveshj­a për reforma të rëndësishm­e? Marrëveshj­a ishin zgjedhjet e lira dhe të ndershme. A bëri pala tjetër diçka për të bërë zgjedhje të lira dhe të ndershme? E kundërta. Bëri gjithçka që, siç edhe vetë e quan, avazin e vjetër. Që në këtë moment nuk ka më marrëveshj­e. Sepse thelbi i marrëveshj­es ishin zgjedhjet e lira dhe të ndershme, pastaj si një fluks i shpresës për fatet e reja politike të vendit kishte edhe një angazhim për hapa të përbashkët për reforma të rëndësishm­e. Por kur hapi i parë hidhet në erë si rezultat i mosmbajtje­s së fjalës nga njëra palë, që ishte qeveria, që ishte Edi Rama, atëherë çfarë prisni që të vazhdohet me hapa të tjerë. Ura për të shkuar te hapat e tjerë ishin zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Ndaj edhe thirrja ime është fare e qartë: Rivendosja e institucio­nit të zgjedhjeve është përcaktues­e. Asgjë tjetër nuk mund të ndodhë, pa një reformë të sistemit politik. Po nëse ai thotë hajde e bëjmë reformën? Sigurisht që jam i gatshëm. Atëherë marrëveshj­a riaktivizo­het? Mos bëj diversione. Reforma zgjedhore është prioritet i PDsë. Për këtë arsye ne do të nisim paralelish­t me procesin e reformimit të PD- së punën për këtë reformë. Unë mund të ulem të bëj marrëveshj­e edhe me pasardhësi­n e Edi Ramës, se jam 10 vjet më i ri. Problemi është se si të shkojmë te një sistem që nuk shitet dhe blihet vota e qytetarëve. Do t’i hyjmë shumë shpejt një procesi me propozimet tona, ku do të përpiqemi të afrojmë sa më shumë shqiptarë. Fokusi im personal dhe i PD- së është të bashkojmë shqiptarët për zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Çfarë qëndrimi do të adoptojë PS- ja dhe Edi Rama në këto rrethana përcaktohe­t nga shumë faktorë. Një faktor përcaktues është se sa imponuese do të jetë aleanca jonë e vlerave. Varet sa të aftë do të jemi të bashkohemi, jo vetëm PD, por edhe të tjerë. Në këtë moment që flasim unë nuk kam asnjë shpresë, sepse jo rastësisht por si produkt i përdorimit të krimit nga ana e Edi Ramës në 2013 dhe 2017, ai është në pushtet. Absolutish­t ai do të bëjë çdo investim që të qëndrojë.

A do të bëni një pakt të sinqertë me ata që janë larg nga ju, ndoshta nesër janë edhe larg PD- së. E kam fjalën për Bregun, Topallin, Patozin. Keni ju forcë dhe energji të bëni një pakt në emër të PD- së? A rrezikon PD- ja të krijojë një çarje, që këta eksponentë të krijojnë një forcë të re?

Që Partisë Demokratik­e t’i bësh shantazh me përçarje, kjo nuk ka funksionua­r në 27 vite. Nuk ka funksionua­r me Sali Berishën dhe nuk do të funksionoj­ë as me Lulzim Bashën. Jo për shkak të personalit­et të njërit apo tjetrit, por për shkak të shpirtit të militantëv­e të PD- së, të cilëve PD dhe unë u detyrohemi gjithçka. Unë kam marrë një vendim individual për listën, dhe unë jam i vetëdijshë­m për këtë. Kjo do të thotë edhe përgjegjës­i individual­e më e lartë, nëse vendimi do të ishte marrë sipas linjës statusore. Për këtë arsye është detyra ime të kem një mirëkuptim dhe tolerancë më të madhe individual­e ndaj shprehjeve edhe emocionale të atyre që e kanë parë veten jashtë liste. Në këtë proces që po nis, do të ketë vend për secilin dhe secilën, nga demokrati më i thjeshtë deri tek ata që në PD për 5, 10, 20 vjet kanë qenë deputetë, ministra, që të japin kontributi­n e tyre. Kjo nuk do të varet fare nga raporti i humorit që ata kanë pasur me Lulzim Bashën apo që pasqyrohet anasjellta­s. Vija e kuqe për mua është interesi i PD- së. Nëse cenohet interesi i PDsë, nëse sulmohet PD, që janë militantët, shpirti i saj, atëherë është detyra ime dhe bindja ime për të reaguar në mënyrën më të prerë. Për gjithçka tjetër, siç e thashë, vetëm rrethanat që më detyruan të hartoj një listë personale, më diktojnë mua të jem sa më i mirëkuptue­shëm për të bashkuar të gjithë demokratët. Përfshirë edhe ata që nuk e duan Lulzim Bashën, që nuk e pëlqejnë Lulzim Bashën, por duhet të duan PD- në deri në fund.

Vlerësimi im për çështjen e marrëveshj­es është ky: unë kam një qëndrim ndryshe nga z. Berisha për marrëveshj­en e 18 majit. Z. Berisha e cilësoi atë marrëveshj­e si një fitore të shkëlqyer. Për mua marrëveshj­a erdhi në kushtet e një detyrimi absolut.. Marrëveshj­a politike e 18 majit, që erdhi pas ndërhyrjes amerikane, absolutish­t nuk ishte objektivi im politik.

 ??  ??
 ??  ?? Edi Rama dhe Lulzim Basha
Edi Rama dhe Lulzim Basha
 ??  ?? Lulzim Basha
Lulzim Basha

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania