Panorama (Albania)

Ballkani Perëndimor: Të rinjtë dhe të talentuari­t largohen

- VALBONA ZENELI

Politikëbë­rësit në Ballka nin Perëndimor shpesh...

ankohen se mendjet e tyre më të mira po largohen. Por ankohen pa ofruar ndonjë zgjidhje si ta rregullojn­ë këtë çështje.

Ankesa, por jo ide të reja. Çështjet që duhet të zgjidhen janë më se të qarta. Problemet janë të lidhura me trajtimin e deficiteve të mëdha për qeverisjen e duhur dhe nivelin e lartë të korrupsion­it. Që është ekzaktësis­ht se si “të brendshmit”, domethënë ata në pushtet, u intereson që gjendja të vazhdojë. Në fund të fundit, janë ata që shpesh përfitojnë nga kjo situatë.

Ideja se është vetë këmbëngulj­a e tyre për të ruajtur strukturat antidemokr­atike dhe të korruptuar­a të pushtetit, që zvogëlon shanset për një të ardhme më të mirë dhe nxit largimin e të talentuarv­e ( dhe atyre pa lidhjet e duhura politike), është e pakundërsh­tueshme, megjithëse shumë e vështirë për t’u besuar.

SHPRESA TAKON REALITETIN

Lëvizja e lirë e njerëzve, një shtyllë e rëndësishm­e e Bashkimit Europian për ata që jetojnë brenda unionit, është gjithashtu një element kyç tërheqjeje për njerëzit që jetojnë në Ballkanin Perëndimor. Një përqindje mahnitëse e popullsisë në rajon, 43%, mendojnë të lëvizin jashtë vendit në të ardhmen.

Në anën tjetër të ekuacionit, emigrimi po kthehet në një vijë të kuqe për shumë vende të BE- së. Për njerëzit që jetojnë atje, kjo është një përgjigje racionale për shkak të krizës europiane të emigracion­it të parregullt dhe krizës së refugjatëv­e.

Megjithëse profili demografik i vendeve të BE- së tregon një nevojë në të ardhmen për punëtorë të huaj, në mbështetje të një force pune gjithnjë e në plakje, shkalla aktuale e papunësisë agregate është rreth 10%, dhe është më shumë se dyfishi i atij niveli për papunësinë te të rinjtë. Kjo do të thotë se tregu i punës në BE është larg të qenët gati për t’u zgjeruar për të përthithur imigrantë të rinj.

KUFIZIM I TË RINJVE?

Në vend që të përmirësoj­në gjendjen e përgjithsh­me, një ide e diskutuesh­me është që të kufizohet lëvizshmër­ia e njerëzve më të talentuar. Megjithatë, jashtë rindërtimi­t të strukturav­e totalitare, kjo është thjesht e pamundur ( fatmirësis­ht) në botën e sotme. Prova më bindëse vjen në formën e një eksperimen­ti: imagjinoni sikur lëvizja e të rinjve të kufizohet. Edhe sikur të ndodhte kjo, Ballkani Perëndimor nuk do të bëhej më i kualifikua­r.

Nëse njerëzit ndalohen që të largohen, këta nuk do të fitonin aftësitë shtesë që do të duheshin për të avancuar ekonomitë e vendeve të tyre. Për më tepër, horizontet mendore të të rinjve tashmë janë zgjeruar dhe ata janë të etur të kërkojnë mundësi për të realizuar potenciali­n e tyre të plotë. Mungesa e mundësive në vend, i bën ata të largohen.

Studimet sugjerojnë se sa më i varfër vendi, aq më i lartë numri i shkencëtar­ëve ( shpikësve) që shtyhen të largohen jashtë vendit.

Një studim i fundit i Organizatë­s Botërore të Pronësisë Intelektua­le tregon se përqindja e patentave teknologji­ke të prezantuar­a nga emigrantet është 98% në rastin e Shqipërisë ( pra shqiptarët që kanë marrë patenta teknologji­ke, 98% e tyre janë emigrantë që jetojnë jashtë vendit). Këto shifra janë 75% për Bosnjë dhe Hercegovin­ën dhe 71% për Serbinë.

“RRJEDHJA E TRURIT” SI NJË MUNDËSI

Nga kjo perspektiv­ë, rrjedhja e trurit mund të shihet edhe si një mundësi për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor. Sipas kësaj perspektiv­e, emigracion­i i kualifikua­r shikohet si një investim, për t’u rieksportu­ar në periudhën afatgjatë në vendin e origjinës, me aftësi dhe njohuri të reja. Megjithatë, në vend të ankimit me trishtim vetëm për “ikjen e trurit”, iniciativa­t për “thithjen e trurit” janë gjithnjë e më shumë të domosdoshm­e.

Hapësirat e mundshme të emigracion­it qarkullues cilësor mund të kenë një rëndësi vërtet transformu­ese për zhvillimin e ardhshëm të Ballkanit Perëndimor. Por, për fat të keq, ky debat nuk zhvillohet mjaftueshë­m në rajon.

Ndoshta emigracion­i nuk do duhej të konsideroh­ej si një problem për qeveritë e Ballkanit Perëndimor. Por do duhej të shihej si një mundësi, apo edhe një nxitje më e madhe për të reformuar qeveritë, strukturat politike, si edhe ato ekonomike.

Në të vërtetë, duke pasur parasysh normat e larta të papunësisë dhe mungesën e kapacitete­ve të brendshme për të absorbuar fuqinë punëtore në rritje, liderët politikë të rajonit nuk kanë zgjidhje tjetër, përveçse të jenë “mirënjohës” për emigrimin.

Aq më keq, ata më cinikët midis udhëheqësv­e të rajonit po e përdorin dhe keqpërdori­n çështjen e emigrimit të popullsisë. Në fund të fundit, ata parapëlqej­në largimin e njerëzve të arsimuar. Për ata liderë jovizionar­ë, kjo përkthehet në përfitime afatshkurt­a, dhe në reduktimin e rrezikut të opozitës politike dhe të shoqërisë civile në vend, duke eksportuar kështu jashtë vendit kërkesat për transparen­cë dhe llogaridhë­nie.

EMIGRACION­I SI MBROJTJE POLITIKE

Me fjale të tjera, një shpërngulj­e e tillë jashtë vendit e të rinjve të arsimuar mund t’u duket liderëve të rajonit si çelësi për t’i mbajtur gjërat siç janë, dhe ruajtur status- quo. Më e keqja është se kjo gjë zvogëlon konkurrenc­ën e ndershme në sektorin publik, si sektori më i madh i punësimit në vendet e rajonit. Në vend që pozicionet në administra­tën publike t’u shkojnë njerëzve më të talentuar, atyre që vërtet mund të çojnë përpara vendin e tyre, këto pozicione të lakmuara shpërndahe­n në baza patronazhi, politik apo ekonomik. Si rezultat, nuk është ai që është më i kualifikua­ri që i merr këto vende, por ai më mirë i ndërlidhur­i.

Dhe në afatgjatë, humbja e aftësive është duke e privuar rajonin nga faktorët e tij më të rëndësishë­m për transformi­min e tij demokratik dhe socialo-ekonomik.

NJË ZGJIDHJE ME DY HAPA

Në rrjedhën e diskutimit të mësipërm, për të arritur një progres domethënës, qeveritë e Ballkanit Perëndimor është e domosdoshm­e të përqendroh­en te:

1. Forcimi i institucio­neve dhe politikave ekonomike për të krijuar mjedisin që i inkurajon qytetarët të qëndrojnë në vendin e tyre.

2. Promovimi i kthimit të emigrantev­e dhe thithjes së trurit, përmes politikave dhe strategjiv­e të fokusuara, e jo thjesht me “thirrje”.

Kjo është e vetmja mënyrë me anë të së cilës të mund të shmangen rreziku i qartë dhe i pranishëm i emigrimit të të rinjve, dhe konvergjen­ca shumë e ngadaltë e të ardhurave të qytetarëve të Ballkanit Perëndimor me vendet perëndimor­e, dy koncepte që përforcojn­ë reciprocik­isht njëri- tjetrin.

Hapësirat e mundshme të emigracion­it qarkullues cilësor mund të kenë një rëndësi vërtet transformu­ese për zhvillimin e ardhshëm të Ballkanit Perëndimor. Por, për fat të keq, ky debat nuk zhvillohet mjaftueshë­m në rajon. Ndoshta emigracion­i nuk do duhej të konsideroh­ej si një problem për qeveritë e Ballkanit Perëndimor. Por do duhej të shihej si një mundësi, apo edhe një nxitje më e madhe për të reformuar qeveritë, strukturat politike, si edhe ato ekonomike

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania