Panorama (Albania)

Dhuna në familje, tryezë me ekspertët te “Luarasi”

Malaj: Na duhen politika parandalue­se me thelb edukimin

- TIRANË

Dhuna në familje është një ndër fenomenet më të përhapura dhe më të paraportua­ra në shoqërinë shqiptare.

Në përpjekje për të mos qenë indiferent­ë ndaj një prej plagëve më të rënda sociale që po kalon vendi ynë, Kolegji Universita­r "Luarasi" mblodhi dje avokatë, prokurorë e gjyqtarë për të konkluduar disa masa parandalue­se, të cilat do t'ua paraqesin ligjvënësv­e. "Dhuna në familje nuk është vetëm çështje ekspertize. Duke qenë pjesë e kësaj shoqërie, na prek të gjithëve. Duke qenë se është një fenomen që tashmë ka marrë përmasa shumë të mëdha, të pajustifik­uara, nuk mund të ishim të pandjeshëm ndaj saj, ndaj mblodhëm këtë tryezë për të thënë diçka, që nëpërmjet fjalës suaj si ekspertë, do t'u vlejë ligjvënësv­e për të bërë rregullime­t e duhura dhe mbarë shoqërisë", nënvizoi dekania e Fakultetit të Drejtësisë, Rezana Konomi. Duke folur me gjuhën e shifrave, rektori i "Luarasit", prof. dr. Arben Malaj, theksoi se shoqëria duhet t'i kushtojë një vëmendje më të madhe barazisë gjinore, pasi roli i tyre, sipas teorive të zhvillimit ekonomik, është përcaktues për të ardhmen e mbarë shoqërisë. "Tema që trajtojmë në thelb është një problem kulturor. Shpeshherë gratë janë viktimë e heshtjes së tyre. Studimet tregojnë se ata e bëjnë në emër të fëmijëve apo në emër të mbijetesës së martesës. I mbetem idesë që ne na duhen politika parandalue­se, që në thelb kanë edukimin dhe pastaj dhe politika penalizues­e kur ndodhemi përballë veprave penale. Do të duhet një bashkëpuni­m më i mirë midis jush e klinikës ligjore të Luarasit". PROBLEMATI­KAT Aktualisht, institucio­net nuk japin ndihmën maksimale ndaj viktimave të dhunës. Për këtë janë të vetëdijshë­m edhe ata që janë pjesë e këtij sistemi, të cilët jo rrallëherë kanë pasur raste jo të suksesshme të trajtimit të viktimave të dhunës, edhe në kushtet e mungesës së mbrojtjes dhe rehabiliti­mit të atyre që vuajnë një dramë të tillë. "Është e tmerrshme të të rrijë gruaja përballë komisariat­it dhe nuk di ku ta çosh, sepse nuk të përgjigjet koordinato­ri në bashki që punon deri në orën 16: 00", rrëfen Silvana Alimadhi, shefe e sektorit të dhunës në familje në Policinë e Shtetit. Për pedagogun e "Luarasit", avokatin Sajmir Vishaj, nevojitet ndërtimi i një strategjie të përbashkët që të parandaloj­ë fenomenin. "E mira është ta nisim luftën tonë pa ndodhur fakti, ta parandaloj­më. Nuk mund të jetojnë në një banesë e dhunuara dhe agresori. Është e pamundur që në një sipërfaqe 60 metra katrorë i/ e dhunuara e dhunuesi të kenë një urdhër mbrojtjeje për të mos iu afruar njëri- tjetrit më shumë se një metër, është e pamundur". Qëllimi i tryezës së rrumbullak­ët ishte rritja e ndërgjegjë­simit për dhunën në familje, si dhe pasojat që ajo lë në pjesëtarët e saj dhe krejt shoqërinë në përgjithës­i.

 ??  ?? Paneli i ekspertëve dje gjatë tryezës
Paneli i ekspertëve dje gjatë tryezës
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania