Panorama (Albania)

Rama: Nishani me zyrë, si Moisiu dhe Meidani

-

Kryeminist­ri Rama sqaroi dje dhe një vendim nga mbledhja e parë e qeverisë së re për trajtimin me zyrë dhe sekretare të ish- presidenti­t Nishani. Sipas kreut të qeverisë, kjo praktikë është ndjekur dhe për ish- presidentë­t Meidani dhe Moisiu. “Sa i takon Bujar Nishanit, ne kemi vendosur një standard, sepse i kemi gjetur presidentë­t e Republikës rrugëve, që shërbimet qeveritare u ofrojnë një shërbim minimal ish- presidentë­ve të Republikës”, tha Rama. Sipas tij, kushtet që ofrojnë shërbimet qeveritare janë minimale për të respektuar dinjitetin e ishkreut të shtetit. “Ata kanë në një godinë pranë ish-‘ Zërit të Popullit’, kanë një zyrë, kanë një sekretari dhe prej kohësh këtë shërbim minimal që shteti u ofron, qoftë ish- presidenti­t Moisiu, edhe ish- presidenti­t Mejdani, e kanë. Këtë ia kemi ofruar edhe ish- presidenti­t Nishani”, tha Rama.

 ??  ?? Bujar Nishani
Bujar Nishani

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania