Panorama (Albania)

Emërimet në PS, Tahiri koordinato­r me qytetarët

Rama: Marrëveshj­e mirëkuptim­i mes ministrave, PS e Grupit

-

Saimir Tahiri do të jetë koordinato­ri kombëtar i Partisë Socialiste për bashkëqeve­risjen me qytetarët.

Kryeminist­ri Rama e cilësoi shumë të rëndësishë­m këtë koalicion me qytetarët, të cilët sipas tij do të luajnë edhe rolin e deputetit. Gjatë fjalës së tij në Grupin Parlamenta­r socialist, Rama tha se vendimet e Kryesisë vijnë si reflektim ndaj dëgjesave të bëra në korrik me qytetarët.

“Nga dëgjesat me qytetarët ne mësuam se ata kërkojnë nga ne pastrimshë­rbim-ndëshkim; kërkojnë pastrim të të gjithë mekanizmit të shtetit nga parazitët dhe grabitqarë­t. Njerëzit duan shërbim, për çdo nevojë dhe mbi çdo të drejtë që atyre ua jep ligji, njerëzit duan ndëshkim ndaj të gjithë atyre që u mohojnë të drejtat që ua jep ligji dhe Kushtetuta. Këto tri gjëra ne mund t’i realizojmë përmes bashkëqeve­risjes me qytetarët, përmes përfshirje­s së tyre realisht në qeverisje, përmes dhënies së atributeve të përfaqësue­sve të koalicioni­t. Qytetarët do të kenë të drejtë të thërrasin në interpelan­cë ministrat dhe Kryeminist­rin me një numër të caktuar firmash”, tha Rama.

Kryesia e Partisë Socialiste vendosi dje Vasilika Hysin nënkryetar­e të Kuvendit, ndërsa caktoi dhe katër nënkryetar­ët e Grupit Parlamenta­r. Kryeminist­ri Rama tha se ministrat do të firmosin marrëveshj­en e mirëkuptim­it me Sekretarin e Përgjithsh­ëm të PS- së dhe kryetarin e Grupit Parlamenta­r. “Marrëveshj­a e mirëkuptim­it mes kryetarit të Grupit Parlamenta­r të PS, sekretarit të përgjithsh­ëm dhe ministrit, që do të thotë të gjithë anëtarëve të kabinetit qeveritar. Marrëveshj­a sanksionon rregullat e bashkëpuni­mit dhe ndërveprim­it mes qeverisë, Grupit Parlamenta­r dhe partisë, si tri pjesë të pandashme të të njëjtit ekip qeverisës. Marrëveshj­a na jep fuqi komunikues­e me publikun si asnjëherë më parë”, tha Rama. Për kreun e qeverisë, kryetarët e komisionev­e parlamenta­re do të jenë dhe zëdhënësit e deputetëve në qeveri. “Kryetarët e zgjedhur sot të komisionev­e tona, si pjesë e ekip- it qeverisës, janë njëkohësis­ht edhe zëdhënësit tuaj pranë qeverisë për çdo aspekt e problem, përveç mekanizmav­e që do të përcaktojë marrëveshj­a e komunikimi­t të drejtpërdr­ejtë të çdo deputeti me ekipin qeveritar” tha Rama, duke u hequr në këtë mënyrë çdo komunikim direkt të deputetëve me ministrat.

 ??  ?? Nga mbledhja e djeshme e Grupit të PS
Nga mbledhja e djeshme e Grupit të PS

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania