Panorama (Albania)

Rama për Ruçin: Ktheu dinjitetin e Kuvendit

-

Kryeminist­ri Rama vlerësoi kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi, për mënyrën se si e drejtoi seancën e debatit për programin e qeverisë. “Dua të falënderoj në mënyrë të veçantë Gramoz Ruçin, i cili realisht i ktheu dinjitetin sallës së Kuvendit dhe ktheu shpresën se në atë sallë mund të ketë sens dhe rregull, ku mund të flitet për njerëzit dhe jo vetëm për njëri- tjetrin. Dua të nënvizoj edhe një detaj të rëndësishë­m: fillimi për herë të parë i seancave në orën fiks të përcaktuar është një normë që ne do ta respektojm­ë për 4 vite”, tha Rama. Kreu i qeverisë veçoi edhe korrektësi­në në nisjen e seancës. “Ishte hera e parë në historinë e Kuvendit në orën fiks të përcaktuar, është një normë që ne do ta respektojm­ë për 4 vjet. Do të jetë një normë që ne do ta respektojm­ë. Ne do të shkojmë në sallë për t’ia kushtuar të gjitha minutat njerëzve të zakonshëm, për të respektuar rendin e ditës dhe për të mbajtur të shtrirë dorën ndaj opozitës, pavarësish­t nga refuzimi i tyre”, tha Rama.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania