Panorama (Albania)

Drogë në gjimnaze, ndalohen nipi i Çapjave dhe futbollist­i

Ambri Sinakoli dhe Bulent Luniku mbanin 2 kg kanabis në ‘ BMW’

- ELBASAN

Nipi i familjes Çapja dhe një ish- futbollist i Elbasanit janë arrestuar nga policia pasi dyshohet se shpërndani­n lëndë narkotike në shkollat e mesme të qarkut të Elbasanit.

Ambri Sinakoli, 22 vjeç dhe Bulent Luniku, 22 vjeç, u ndaluan pasi prej muajsh mbaheshin në vëzhgim nga forcat e Policisë. Arrestimi i tyre u bë pasi në lagjen “Visarion Xhuvani”, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “BMW” të drejtuar nga ish- futbollist­i Bulent Luniku, u gjet një sasi prej 2 kg lëndë narkotike e llojit kanabis sativa. Mësohet se dy të rinjtë e shisnin lëndën narkotike jashtë ambienteve të shkollave të mesme, por jo vetëm të qytetit të Elbasanit. Operacioni i koduar “Shpërndarë­sit”, që çoi në pranga dy të rinjtë, u organizua në kuadër të kontrollev­e të ushtruara për kapjen e personave me rrezikshmë­ri kriminale, apo të shpërndarë­sve të lëndëve narkotike. Specialist­ët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëv­e, në bashkëpuni­m me specialist­ët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda, bënë ndalimin e tyre në rrugën “Qamil Guranjaku”, pasi kishin siguruar informacio­n në rrugë operative se në automjet kishin lëndë narkotike. Pas kontrollit të ushtruar në automjetin luksoz tip “BMW”, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 2 kg lëndë narkotike e dyshuar kanabis sativa, një pjesë e paketuar me letër na- triban dhe një pjesë e ndarë në doza të vogla gati për shitje. Lënda narkotike ishte fshehur në sediljen e pasme të këtij automjeti të drejtuar nga ish- futbollist­i i të rinjve të Elbasanit. Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestrua­n dy telefona celu- larë, si dhe automjeti tip “BMW”. Një pjesë e lëndës narkotike ishte e paketuar me letër natriban dhe një pjesë e ndarë në doza të vogla gati për shitje.

Dyshohet se të rinjtë prej kohësh u shisnin gjimnazist­ëve të qytetit të Elbasanit, por edhe të qyteteve përreth, lëndë narkotike, duke operuar kryesisht pranë shkollave të mesme. Kapja e tyre përkon pak ditë pas nisjes së sezonit të ri shkollor, ku me sa duket, dy 22- vjeçarët i ishin rikthyer “shpërndarj­es” së lëndës narkotike për gjimnazist­ët. Ambri Sinakoli, 22 vjeç, është nip i familjes Çapja, përfshirë në disa ngjarje hakmarrjej­e në Elbasan, ku janë shënuar disa viktima. Ndërsa Bulent Luniku, 22 vjeç, rezulton ish- futbollist pasi pak vite më parë ka qenë pjesë e ekipeve zinxhirë të klubit sportiv Elbasani. Gjithashtu, grupi hetimor vijon hetimet për të zbuluar persona të tjerë të mundshëm të përfshirë në këtë rrjet, ndërkohë që materialet i kaluan Prokuroris­ë së Rrethit Gjyqësor Elbasan. Ndaj Ambri Sinakolit dhe Bulent Lunikut do të rëndojë vepra penale “prodhim dhe shitje e narkotikëv­e, e kryer në bashkëpuni­m”.

 ??  ?? Droga e bllokuar
Droga e bllokuar
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania