Panorama (Albania)

BERAT/ Shkon të sqarohet me gruan, i dhunon prindërit

-

BERAT - Grindjet e vazhdueshm­e mes çiftit janë bërë shkak për ndërhyrjen e prindërve të gruas, të cilët kanë përfunduar të dhunuar mbrëmjen e djeshme në banesën e tyre nga dhëndëri. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Remanicë, ku Viorgjent Papajani, 37 vjeç, në banesën e gruas ku kishte për të sqaruar sherret e vazhdueshm­e mes tyre, dhunon këtë të fundit, duke mos kursyer as prindërit e saj. Ka qenë bashkëshor­tja e tij, e cila ka denoncuar në organin blu dhunën që bashkëshor­ti ushtroi ndaj saj dhe dy prindërve. Në bazë të denoncimit të saj, grindjet mes çiftit kishin nisur prej muajsh, ndërsa këta të fundit jetonin në Greqi. e. a.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania