Panorama (Albania)

FIER/ Makina përfundon në kanal, vdes i moshuari

-

FIER – Një 65- vjeçar ka humbur jetën, pasi një makinë tip “Land Rover” doli nga rruga në aksin LevanTepel­enë dhe përfundoi në kanal. Ngjarja ndodhi në fshatin Pocem. Viktima Hektor Alia nga Tepelena ishte pasagjer në automjetin e drejtuar nga Astrit Sulejmani, 46 vjeç, gjithashtu nga Tepelena. Dyshohet se drejtuesi humbi kontrollin e automjetit si pasojë e shpejtësis­ë së lartë. Si pasojë e rrotullimi­t të makinës, mbeti i vdekur 65-vjeçari Alia, ndërsa Sulejmani u plagos dhe u transportu­a me ambulancë për në spitalin e Fierit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarjeje.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania