Panorama (Albania)

Prostituci­on e drogë, lokale, vila e makina në sekuestro

Gjykata e Kurbinit bllokon pasuritë me vlerë 670 mijë euro

-

Me kërkesë të Prokuroris­ë, Gjykata e Kurbinit vendosi dje masën e sekuestros preventive të pasurive me burim të dyshimtë kriminal me një vlerë rreth 670 mijë euro, të cilat i përkisnin shtetasit Vilson Haxhiu.

Mësohet se pas një hetimi që ka nisur në mars të këtij viti, është bërë sekuestrim­i i pasurive të 37- vjeçarit, i cili rezulton se ka precedentë penalë jashtë Shqipërisë. Hetimi i nisur 6 muaj më parë është finalizuar së fundi me identifiki­min e pronave në emër të të dyshuarit. Pasuritë e Haxhiut u bllokuan nisur nga informacio­net që Policia shqiptare ka marrë nga vendet partnere, si Italia, Franca dhe Belgjika. Sipas të dhënave nga Policia e Shtetit, është vendosur masa e sekuestros preventive për disa biznese, apartament­e dhe automjete luksoze të shtetasit V. H. Ndaj këtij shtetasi ka dyshime nga partnerët se është i përfshirë në aktivitet kriminal për shfrytëzim prostituci­oni në Milano, Itali, dhe për trafik të narkotikëv­e në Francë dhe Belgjikë. “Më datë 13.09.2017, Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, në kuadër të Planit të Masave ‘ VJESHTË 2017’ për goditjen e grupeve dhe aseteve kriminale, si dhe në kuadër të procedimit penal të vitit 2017, regjistrua­r nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për veprën penale të ‘ Pastrimit të produkteve të veprës penale apo të veprimtari­së kriminale’, parashikua­r nga neni 287 i Kodit Penal, në ngarkim të shtetasit V. H., u bë vendosja e sekuestros preventive mbi pasuritë e këtij shtetasi dhe familjarëv­e të tij”, bën të ditur Policia e Shtetit. Me kërkesë të Prokuroris­ë së Kurbinit, Gjykata e Shkallës së Parë Kurbin ka vendosur masën e sigurimit pasuror “sekuestro preventive” mbi pasuritë dhe automjetet e të dyshuarit. Në këto prona bëjnë pjesë dy njësi tregtare, ambiente biznesi bar- kafe dhe parukeri, dy godina banimi, mes të cilave një vilë 3- katëshe dhe një apartament 80 m2, si dhe një sipërfaqe toke rreth 15.000 m2. Gjithashtu janë sekuestrua­r pesë automjete luksoze me vlera monetare të konsiderue­shme. Në total, vlera e pasurive të sekuestrua­ra është rreth 670.000 euro. Nga ana e Policisë dhe Prokuroris­ë vijon puna për identifiki­min dhe sekuestrim­in e rasteve të tjera të pasurimit përmes aktivitete­ve kriminale pas aksionit kombëtar të shpallur nga kreu i qeverisë në fillim të shtatorit.

 ??  ?? Gjykata e Kurbinit
Gjykata e Kurbinit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania