Panorama (Albania)

Vrasja e Gaz Çollakut, Gjermania sjell GPS e makinës së Shtrazës

-

TIRANE – Një provë e rëndësishm­e për gjyqin e vrasjes së Gazmend Çollakut ka mbërritur në Shqipëri nga jashtë shtetit. Gjykata e Krimeve të rënda njoftoi se prova shkencore, e cila ka mbajtur pezull procesin ndaj Denis Shtrazës, i akuzuar për rrëmbimin dhe vrasjen e Gazmend Çollakut në Durrës. Bëhet fjalë për ekspertizë­n e pajisjes GPS të makinës me të cilën dyshohet se u transportu­a viktima Gazmend Çollaku, pas rrëmbimit në Durrës. Përgjigjja për hartën e lëvizjeve të automjetit mësohet se ka ardhur nga Gjermania, por ditën e djeshme, gjyqtarët nuk e morën në administri­m, pasi mungonte një letër konfirmimi nga Ministria e Drejtësisë. Ky ishte shkaku pse seanca e djeshme u shty për në datën 21 shtator, ku pritet të zbardhet harta me rrugën që ka bërë mjeti “Benz” ditën kur u rrëmbye dhe u vra Gazmend Çollaku. Avokatët kanë pretenduar se mjeti që ka rrëmbyer viktimën më 6 janar 2016, ka qenë një “Audi” dhe jo “Benz”, e kjo sipas tyre konfirmohe­t nga filmimet e kamerave të sigurisë. I akuzuar në këtë proces ka qenë edhe ish– polici Ervin Dalipaj, i cili u vra në muajin prill në një atentat në Sukth, së bashku me Juxhin Dautajn. Në datë 7 janar 2016 është gjetur në zonën e Fushë- Krujës trupi i pajetë i Gazmend Çollakut. Ky i fundit ishte rrëmbyer një ditë më parë në qendër të Durrësit nga disa persona, të veshur me simbole policie. Në kontrollet pas ngjarjes, është ndaluar dhe kontrollua­r mjeti tip “ML”, i cili drejtohej nga shtetasi Denis Shtraza dhe që shoqërohej nga një person tjetër. Gjatë kontrollit të mjetit, dy personave u janë gjetur disa celularë të fikur. Nga kjo e dhënë, policia ka krijuar dyshime dhe ka vendosur bllokimin e përkohshëm të mjetit, ndërkohë që dy personat e shoqëruar janë lënë përkohësis­ht të lirë. Nga veprimet hetimore të Prokuroris­ë për Krime të Rënda, ndër të tjera, është bërë edhe këqyrja e kufomës dhe është urdhëruar ekspertiza. Nga të dhënat shkencore, në fashat plastike me të cilat ishte lidhur viktima, u gjetën disa gjurmë gjaku, të cilat nuk i përkisnin viktimës, por që kishin vlera identifiku­ese. Nga ekspertiza mjetit tip “ML”, në pjesën e pasme të saj u gjetën disa gjurmë gjaku. Këto gjurmë, pasi u krahasuan, rezultuan të njëjta me gjurmën e gjakut të gjetura në fashën plastike me të cilën ishte lidhur viktima Gazmend Çollaku.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania