Panorama (Albania)

Pranga policit, dyshohet se dekonspiro­i operacione­t

Kavajë, u përgjua duke folur me të kërkuarin për vjedhje

- ETLEVA DELIA

Një efektiv i repartit "Shqiponja" të Policisë së Tiranës është arrestuar nga Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesat, pasi dyshohet se ka dekonspiru­ar një operacion policor.

I arrestuari është Engrid Hënaj, me gradën inspektor, ndaj të cilit Gjykata e Kavajës kishte vendosur masën e sigurisë "arrest me burg", e cila u ekzekutua mbrëmjen e së mërkurës nga SHÇBA. Hënaj u arrestua me akuzën e "shpërdorim­it të detyrës" dhe "përkrahjes së autorit të krimit". Sipas burimeve zyrtare nga Ministria e Brendshme, mësohet se nga hetimi ka rezultuar se ky punonjës Policie, në disa raste ka bashkëpunu­ar me shtetasin Fation Lila, i arrestuar për veprën penale të "vjedhjes në bashkëpuni­m më shumë se një herë". "SHÇBA ka siguruar prova se kundrejt marrjes së shumave të ndryshme të parave dhe favoreve të tjera, punonjësi i policisë, në shumë raste i jepte informacio­ne mbi veprimet policore që kryheshin, shtetasit të mësipërm dhe personave të tjerë të implikuar në veprimtari kriminale", thuhet në njoftimin zyrtar të Ministrisë së Brendshme.

HETIMI

Gjykata e Kavajës vendosi masën e sigurisë "arrest me burg" për efektivin e "Shqiponjav­e" Engrid Hënaj, me kërkesë të Prokuroris­ë së Kavajës. Sipas kërkesës së organit të akuzës, Hënaj, me detyrë trupë shërbi- mi në repartin "Shqiponja", në Tiranë, ishte person i dyshuar për shpërdorim detyre. Në bazë të veprimeve procedural­e të kryera nga Prokuroria e Kavajës, në vijim të informacio­nit të dërguar nga Shërbimi për Çështje të Brendshme dhe Ankesa, ka rezultuar se ky efektiv policie ka përkrahur dhe ndihmuar shtetasin Fation Lila, të dyshuar për vjedhje. Prokuroria e Kavajës ka pasur person nën hetim shtetasin Fation Lila, i dyshuar për vjedhje në bashkëpuni­m, me pasoja të rënda. Ai dyshohej se në bashkëpuni­m me persona të tjerë, kanë vjedhur tri automjete në një kompleks magazinash në Kavajë. Ndaj tij, me kërkesë të Prokuroris­ë së Kavajës, Gjykata caktoi masën e sigurisë "arrest me burg", vendim i cili për disa kohë nuk u bë e mundur të ekzekutohe­j, pasi ai fshihej. Gjatë kohës që ka qenë në kërkim, Fation Lila komunikont­e shpesh me një punonjës policie, i cili më pas rezultoi se ishte shtetasi Engrid Hënaj. Ky i fundit e informonte të kërkuarin që në fazat e para të hetimit për vjedhjen, pra që në momentin kur ndaj tij ende nuk kishte dalë masa e sigurimit. Në komunikime­t telefonike ndërmjet tyre, punonjësi i Policisë ishte i pari që e informoi se emri i Fation Lilës ishte ndër të dyshuarit kryesorë për vjedhjen e automjetev­e. Gjithashtu, punonjësi i Policisë e informoi që ndaj tij kishte dalë masa e sigurisë "arrest me burg".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania