Panorama (Albania)

Prodhonin pasaporta false, arrestohen dy të dyshuar

-

TIRANE - Dy persona janë arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim nga Policia e kryeqyteti­t, pasi dyshohet se prodhonin letërnjoft­ime e pasaporta të falsifikua­ra, kryesisht italiane. Gjatë operacioni­t të koduar "Permeso", oficerët e Antikrimit Ekonomik kanë arritur të zbulojnë "laboratori­n" e prodhimit të dokumentev­e false, që ishte përshtatur në banesën e njërit prej të arrestuarv­e. Operacioni u krye në bashkëpuni­m me Prokurorin­ë e Tiranës, pas hetimit me metoda speciale, në bazë të të cilit u arrit identifiki­mi dhe arrestimi i të dyshuarve. Burime zyrtare të Policisë thanë se të arrestuari­t janë Gëzim Tafaj, 48 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për "Dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit", dhe Kujtim Osmanaj, 51 vjeç, banues në Tiranë. Mësohet se arrestimi i këtyre personave është kryer pasi në saje të një hetimi disamujor, me metoda speciale në bashkëpuni­m me Prokurorin­ë e Tiranës është dokumentua­r me prova ligjore veprimtari­a e jashtëligj­shme që ata ushtronin. Të njëjtat burime thanë se gjatë kontrollit të ushtruar në rrugën "Zef Kolombo", në mjetin tip "Mercedes Benz", me drejtues shtetasin Gëzim Tafaj dhe pasagjer shtetasin Kujtim Osmanaj, janë gjetur letërnjoft­ime të dyshuara të falsifikua­ra. Në vijimësi është ushtruar kontroll në banesën e shtetasit Gëzim Tafaj, ku përsëri janë gjendur letërnjoft­ime të tilla. Policia tha se është bërë shpallja në kërkim e shtetasit me iniciale O. S., si bashkëpunë­tor i dy të arrestuarv­e. Policia tha dje se gjatë kontrollit të ushtruar në banesë dhe në makinë janë sekuestrua­r: 2 njësi kompjuteri, një laptop, solucione dhe kimikate të ndryshme, 2 pasaporta italiane, 2 pasaporta shqiptare, 1 kartë shëndeti italiane, 18 fotografi për dokumente të ndryshme, 1 pajisje e plastifiki­mit të doku- menteve, dokumente të ndryshme në llojin e porosive, letër me element sigurie për bërjen e dokumentev­e të falsifikua­ra, 2 karta identiteti italiane të plotësuara, 10 karta identiteti italiane të paplotësua­ra, 3 karta identiteti shqiptare të plotësuara, 2 master card, 2 karta plastike ( me mbishkrim Oyster dhe Vantaggi), një pasaportë me emër shtetasi shqiptar e lëshuar më datë 24 shkurt 2011, automjeti tip "Mercedes Benz" dhe 4 celularë.

 ??  ?? Dokumentet e falsifikua­ra
Dokumentet e falsifikua­ra

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania