Panorama (Albania)

KOMUNIKIME­T TELEFONIKE ME TË DYSHUARIN

-

Disa javë pasi Policia e Kavajës kishte arrestuar Fation Lilën, ndaj të cilit tashmë ka nisur procesi gjyqësor, Prokuroria zbuloi komunikime­t telefonike që ai kishte pasur me efektivin e Policisë. Hetimet për zbulimin e personit që e ndihmonte Lilën gjatë kohës që ishte në arrati arritën të zbulonin se ishte pikërisht efektivi Engrid Hënaj. Prej dy muajsh Hënaj ishte pjesë e njësisë "Shqiponja", por më parë kishte qenë me detyrë në Komisariat­in nr. 2 dhe atë të Kavajës.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania