Panorama (Albania)

Junckeri dhe lundrimi

- BARBARA WESEL*

Krahët retorikë të fjalimit të tij, Presidenti i Komisionit Europian i mori hua nga lundrimi: Europa ka sërish erë ( të mbarë) në vela, ajo duhet të hapë velat për një të ardhme të përbashkët. Ky ishte apeli i tij. Dhe meqenëse Junckeri preferon që të tregojë ndjenja, ai foli për përvojën e tij të gjatë, nganjëherë të dhimbshme si europian: ai bëri thirrje për unitet dhe kërkoi më tepër integrim në BE.

EUROPË ME NJË SHPEJTËSI?

Kjo nuk përshtatet me një Europë të dy shpejtësiv­e, siç e planifikoj­në atë Parisi dhe Berlini. Para së gjithash, Presidenti Macron synon ta bëjë Eurozonën bërthamën e një grupi të integruar më fort shtetesh anëtare. Kjo është ideja e vjetër e një avangarde europiane. Por shefi i Komisionit kërkon që t'i pranojë në euro të gjitha shtetet, edhe ato që janë pas ekonomikis­ht. Por ato duhet të mbështeten.

Se çfarë pasojash fatale mund të ketë kur një vend më i dobët mbërthehet në korsenë e disiplinës së Euros, kjo duket në shembullin e Greqisë. Ky plan i Junckerit me siguri që do të rrëzohet në tokë si gur te shtetet e mëdha të Eurozonës. E kundërta e së mirës këtu është të nisesh për mirë.

Edhe një Europë e së njëjtës shpejtësi sipas modelit të baballarëv­e themelues ka kohë që është dëshmuar si jopraktike. Me rritjen e numrit të shteteve anëtare, ajo ka përfunduar shumë shpesh në stanjacion të institucio­nalizuar. Ky tren ka kohë që ka ikur dhe ka ikur në drejtim tjetër.

DEGË ULLIRI PËR EUROPËN LINDORE

Krizën aktuale me shtetet e Vishegradi­t nga ana tjetër, Jean- Claude Juncker e kaloi në mënyrë elegante. Ai i ftoi shprehimis­ht shtetet e Europës Lindore që t'i afrohen zonës së Shengenit dhe Euros, por nuk i vuri në shtyllën e turpit Poloninë dhe Hungarinë për shkak të mungesës së sundimit të ligjit.

Nga pikëpamja politike, ky është veprim i zgjuar, por ai anashkalon konfliktin, të cilin duhet ta përballojn­ë Komisioni dhe qever- itë e BE. Kjo grindje e hidhur nuk përshtatet me pamjen pozitive të së ardhmes së Europës, të cilën e skicon Jean- Claude Juncker. Por ky debat duhet të zhvillohet dhe nuk mund të fshihet nën qilim. Dhe ai përmban potencial shumë shkatërrim­tar.

KUFIJ TË QARTË NDAJ TURQISË

Me refuzimin për një anëtarësi në BE të Turqisë, shefi i Komisionit flet atë që kanë në zemër shumica në Europë. Dhe për këtë ai gjeti fjalë të qarta. Ai kërkoi lirimin e gazetarëve të arrestuar dhe fundin e fyerjeve në drejtim të qeverive europiane.

Njëkohësis­ht, Junckeri nuk dëshiron t'i japë shansin Presidenti­t Erdogan që t'ia lërë në derë BE ndërprerje­n e bisedimeve. Dora e europianëv­e mbetet e zgjatur për demokratët në vend, ky ishte mesazhi. Dhe bisedimet e anëtarësim­it mbeten në vend aty ku janë: të bllokuara. Për ndërprerje nuk bëhet fjalë, çfarëdo që të kërkohet në fushatën elektorale në Gjermani. Një shumicë e shteteve anëtare të BE mbështet për momentin këtë linjë diplomatik­e.

SË BASHKU NË UDHËTIMIN E MADH

Ky ishte një fjalim që u dha të drejtë shumë vetëve dhe e synoi këtë. Ai përmbante oferta në të gjitha drejtimet: mbrojtje të investorëv­e përballë Kinës për Presidenti­n e Francës Macron, lëvdata dhe mbështetje për Italinë në krizën e refugjatëv­e, ndihmë për Afrikën dhe një sërë masash për forcimin e brendshëm të BE. Këtu bën pjesë një lloj FBI- je europiane njësoj si shkrirja e posteve presidenci­ale në Europë.

Një pjesë e këtyre ideve pritet që të kundërshto­hen nga qeveritë e BE. Por ideja bazë është e drejtë. Brexiti e detyron Europën që të afrohet dhe rrit ndërgjegjë­simin për vlerat e saj. BE duhet ta shfrytëzoj­ë gjendjen e mirë ekonomike dhe hapësirën politike të veprimit, për të zbatuar disa reforma të domosdoshm­e. Sepse siç e di çdo lundërtar: pas erës së mbarë dikur pason bunaca tjetër.

 ??  ?? Jean- Claude Juncker
Jean- Claude Juncker

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania