Panorama (Albania)

Haradinaj "mbron" ministrin serb

-

Kryeminist­ri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas deklaratav­e të disa qytetarëve se ministri i ri i Bujqësisë në kabinetin e tij, Nenad Rikallo, i armatosur, ka terrorizua­r qytetarët e lagjes "Dardania" gjatë luftës në Kosovë. Haradinaj tha se në bazë të përgjigjev­e që ka marrë nga mekanizmat e shtetit, i ka rezultuar se Rikallo nuk ka qenë i përfshirë në veprime të tilla. "I kemi marrë me shqetësim reagimet e disa qytetarëve në lidhje me mundësinë e përfshirje­s së një anëtari të kabinetit, ministrit Nenad Rikallo, në, siç pretendohe­t, keqtrajtim­in e qytetarëve të Prishtinës gjatë periudhës së vitit 1999. Si Kryeminist­ër i vendit dua t'i siguroj qytetarët e Kosovës se jo vetëm në këtë rast, por edhe në çfarëdo situate të ngjashme, do të veproj sipas ligjit dhe përgjegjës­ive që kam", thuhet nga zyra e Kryeminist­rit. Haradinaj tha se ka kërkuar informata nga Prokuroria e Shtetit, AKI dhe Policia e Kosovës lidhur me pretendime­t e qytetarëve për përfshirje­n e tij në aktivitete­t e përmendura më sipër dhe në rrugë zyrtare nuk rezulton se ai ka qenë i përfshirë në veprime të tilla.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania