Panorama (Albania)

Diploma italiane dhe dosja e dënimit u jepet familjarëv­e

Me ndërhyrjen e AIDSSH mbërriti në Tiranë teza e mbrojtur në Universite­tin e Torinos

- ALMA MILE

Ajo ishte e zgjuar, e zonja dhe e bukur. Nga ato femra, para së cilës thonë se Enverit të ri i qepej goja.

Nga ato, të paktat, të vetmet, që kishte vendosur të bënte shkencë në një vend si Shqipëria e fillimshek­ullit XX. Sot, në 105vjetori­n e lindjes kujtohet Sabiha Kasimati, intelektua­lja dhe shkencëtar­ja e parë shqiptare. Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish- Sigurimit të Shtetit do të zhvillojë sot në ambientet e Fakultetit të Shkencave të Natyrës një takim përkujtimo­r për Kasimatin. Nuk do të jetë një takim i zakonshëm, ku do të flitet sërish për figurën e Sabihasë, sot për të do të flasë vetë vepra e saj. Pas një letërkëmbi­mi të gjatë, mes AIDSSH-së dhe Ambasadës Italiane në Tiranë, familjes së shkencëtar­es do t'i dorëzohet tema e diplomës, mbrojtur në Universite­tin e Torinos. Po ashtu, AIDSSH ka shqyrtuar kërkesën e familjarëv­e të Sabiha Kasimatit dhe i dorëzojnë sot një kopje të Dosjes së saj mbajtur nga ish- Sigurimi i Shtetit, për të cilën do të na njohë Altin Hoxha, një prej anëtarëve të AIDSSH-së. Do të jetë ambasadori italian Alberto Cutillo, që do t'u dorëzojë familjarëv­e një kopje të digjituar të diplomës, për vlerat e së cilës do të kumtojë zëvendësde­kani i Fakultetit të Shkencave, profesori i zoologjisë, Ferdinand Bego. Por kjo vepër do të prezantohe­t edhe në shqip. Ende pa ardhur në Tiranë nga Universite­ti i Torinos, Petro Luarasi, përgjegjës për bibliotekë­n në Fakultetin e Shkencave, i biri i Skënder Luarasit, e ka përkthyer në shqip këtë vepër, e cila i kishte rënë në dorë prej një bukinisti.

VEPRA Sabiha Kasimati ishte e para vajzë që mbaroi Liceun Francez në Korçë. Më pas punoi disa vite si mësuese në Shkollën Normale Femërore të Korçës dhe në vitin 1933 u emërua pranë Institutit ShqiptaroA­merikan të Kavajës, ku përveç lëndëve që kishte dhënë në Korçë, filloi të jepte biologji. Pikërisht aty do të lidhej me shkencat biologjike. Në verën e vitit 1935, qeveria shqiptare i akordoi bursë studimi për në Itali. Ajo studioi në Fakultetin e Shkencave Biologjike të Universite­tit të Torinos. Zgjodhi specialite­tin e Iktiologji­së dhe përfundoi studimet me vlerësimet maksimale. Në vitin 1940 mbrojti doktoratën me temë: "Fauna ittica di acqua dolce d'Albania"( Fauna iktiologji­ke e ujërave të ëmbla të Shqipërisë). Kjo vepër, e cila tashmë mbërriti edhe në Shqipëri, është një përmbledhj­e prej 86 faqesh. Pas pasqyrës së lëndës, një hyrjeje për të prezantuar qëllimin e studimit dhe metodën e përdorur, bëhet një paraqitje e llojeve të specieve të peshqve që rriten në Shqipëri, gjeografia e tyre, për të hyrë në detaje për disa prej tyre. Teza mbyllet me një përshkrim të shkurtër të industrisë së peshkimit në Shqipëri dhe bibliograf­inë. Viteve të fundit është folur që kjo tezë është zgjeruar edhe më tej nga Sabihaja, e cila kishte përgatitur për botim një monografi me titullin "Peshqit e Shqipërisë". Tashmë ekzistojnë dokumente që e vërtetojnë jo vetëm ekzistencë­n e kësaj vepre, por edhe përvetësim­in e saj nga kolegë të Sabihasë. Studiuesi Leka Ndoja do të flasë sot, jo vetëm për rastin e Sabihasë, por edhe fenomenin e tjetërsimi­t të veprave shkencore, në periudhën e komunizmit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania