Panorama (Albania)

SHQETËSOJN­Ë OSMANI E JASHANICA

-

Dy lojtarë të Skënderbeu­t u dëmtuan në ndeshjen e parë në fazën e grupeve të Europa Ligës. Tefik Osmani dhe Bajram Jashanica janë dy shqetësime për ndeshjet në vijim për trajnerin Daja. Dy futbollist­ët, pjesë e formacioni­t bazë të skuadrës korçare, u zëvendësua­n në minutat 59' ( Osmani nga Gavazaj) dhe 68' ( Jashanica nga Aliti). jëherë ndër mend gjatë ndeshjes se mund të fitonte ndaj Dinamos, trajneri i Skënderbeu­t tha: "Sigurisht që po. Arsyeja kryesore që humbëm sot ishte se e nisëm pjesën e dytë shumë keq. Për më tepër, bëmë dy zëvendësim­e të detyruara. Po të mos ishte për këto, rezultati përfundimt­ar mund të ishte ndryshe. Megjithatë kemi pesë ndeshje të tjera përpara dhe do të provojmë të marrim maksimumin e pikëve për të kapur vendin e dytë në grup", ka deklaruar trajneri i Skënderbeu­t, Ilir Daja, në përfundim të ndeshjes së parë në fazën e grupeve për këtë edicion të Europa Ligës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania