Panorama (Albania)

Atalanta e Berishës i jep leksion Evertonit të Runit

-

Atalanta e ka festuar me një fitore të madhe 3- 0 kthimin në Europë pas plot 26 vitesh. Bergamezët kanë mposhtur bindshëm anglezët e Evertonit në ndeshjen e parë të Grupit E në Ligën e Europës. Masielo kaloi vendësit në avantazh në minutën e 27- të, ndërkohë që Gomez dyfishoi rezultatin në minutën e 41- të. Në të 44' Kristante shënoi edhe golin e tretë, duke vulosur shifrat përfundimt­are që në pjesën e parë. Portieri shqiptar, Etrit Berisha, arriti ta ruante portën e paprekur deri në fund. Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Apollon Limasoli barazoi 1- 1 me Lionin.

Lacio - Dy asiste në minutat 33 dhe 57 kanë bërë që Milot Rashica t'i japë një dorë të rëndësishm­e skuadrës në "flirtin" me fitoren përballë skuadrës së Lacios. Viteshe kaloi në avantazh në pjesën e parë me anë të Matavz, ku futbollist­i i Kosovës ishte personi që "gatoi" golin. Një gol i Parolos në të 51- n baraspesho­n, por është sërish Rashica që asiston dhe Viteshe gjen avantazhin me anë të Linsen në të 57- n. Bardhekalt­rit e Strakoshës nuk janë dorëzuar. Trajneri Inzagi ka bërë tri zëvendësim­e në pjesën e dytë që kanë ndryshuar gjithçka. Imobile, Milinkoviç-Saviç dhe Luliç kanë bërë që ital- ianët të përmbysin rezultatin në Holandë. Skuadra e Berishës ka barazuar në të 67- n me Imobile dhe më pas ka qenë Murxha që ka realizuar golin e triumfit në të 75'.

Në takimet e tjera, Basaksehir, ish- skuadra e Sokol Cikalleshi­t, ka barazuar pa gola në shtëpi përballë skuadrës së Ludogortet­s, duke zhgënjyer jo pak. Hofenhaim është mundur në Gjermani 1- 2 nga Braga, ndërkohë që Vijareali ka mposhtur në shtëpi 3- 1 Astanën, ekipi kazakistan, që mban pronësinë e kartonit të Asdren Llullakut. Real Sociedad ka likuiduar 4- 0 skuadrën e Rozenborgu­t në shtëpi, ndërsa Marseja ka fituar me rezultat të ngushtë 1- 0, përballë Koniaspori­t.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania