Panorama (Albania)

Shembet kulla e Prek Calit në Vermosh: E vranë për së dyti

Shqiptarët e Amerikës mblodhën fonde për rikonstruk­sionin

-

Kulla e heroit antikomuni­st në zonën e Veriut, Prek Cali, është rrafshuar dje nga fadromat e Inspektora­tit Ndërtimor të Bashkisë Malësi e Madhe.

Kjo kullë që ndodhet në Vermosh ishte kthyer në konflikt të paktën prej rreth dy vitesh. Prej kohësh ish- kryetari i komunës së Kelmendit në Malësinë e Madhe, Gjeto Dukaj, dispononte një projekt për rikonstruk­sionin e shtëpisë së Prek Calit. Dukaj ka lobuar te shqiptarët që jetojnë në Amerikë dhe ka arritur që të mbledhë disa fonde për rikonstruk­sionin e shtëpisë që ishte shkatërrua­r. Pasi janë mbledhur këto para, në bazë edhe të projektit për rikonstruk­sionin e shtëpisë, kanë tentuar që të nisin punën për ta bërë realitet.

VENDIMI Në zgjedhjet e 2015- s pati rrotacion, ku Bashkia i kaloi PSsë me përfaqësue­sin e saj Tonin Marinaj. Me shkrirjen e komunave, situata ndryshoi dhe nisën hapat e parë për bllokimin e këtij projekti. Të paktën ky është pretendimi i banorëve të Vermoshit, të cilët janë organizuar në një protestë, duke u shprehur se është Inspektora­ti Ndërtimor i Malësisë së Madhe institucio­ni që ka prishur shtëpinë e Prek Calit. "Falënderoj diasporën që ka investuar për të ndërtuar shtëpinë e Prek Calit. Shtëpia është dëmtuar gjatë kohës vetvetiu dhe duhej të ishte marrë prej kohësh një vendim për ta mbrojtur dhe rikonstruk­tuar. Si mund të merret ky vendim pas 27 vitesh për shembjen e shtëpisë së Prek Calit nga pushteti vendor, Inspektora­ti Ndërtimor i Bashkisë Malësi e Madhe?! Si mund të rrëzohet një muze në tokën e Vermoshit, ku varet e gjithë harta e Shqipërisë këtu?!", shprehet një banor i zonës.

KULLA

Shtëpia e Prek Calit ndodhet e ndërtuar në një territor që ka qenë ish- repart ushtarak më përpara dhe sot vendi ku ndodhej banesa e heroit është pikërisht territor i Ministrisë së Mbrojtjes. Pavarësish­t kësaj, Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare në Shkodër posedon një dokument ku Ministria e Kulturës ka vendosur që shtëpia e Prek Calit të kthehet në një muze. Por kjo do të bëhet përmes shembjes së ndërtesës ekzistuese dhe ndërtimit të një godine tjetër me të njëjtin stil. Por shqiptarët e Amerikës që kanë dhënë fonde për rikonstruk­sionin e kullës thonë se Drejtoria Rajonale e Kulturës e ka falsifikua­r atë dhe se ky nuk është vendim i ministrisë për ta kthyer në muze, por një falsifikim i Drejtorisë së Kulturës me qëllimin për të përfituar aty. "Prek Calit i kanë ardhur mbushur me flori dhe s'ka pranuar për ta shitur ndërtesën e tij. Kurse këta politikanë­t e famshëm që kemi ne edhe për qindarka shesin Shqipërinë. Kështu janë këta, prandaj ne e dënojmë gjestin e Inspektora­tit Ndërtimor jashtëzako­nisht shumë. Është gjëja më e keqe që ka ndodhur tash 100 vite dhe e dënon i gjithë Vermoshi e Kelmendi. Enver Hoxha ia uli një kat, por nuk e rrëzoi krejtësish­t kullën e Prek Calit. Sipas informacio­neve, na kanë thënë se ka një vendim nga Ministria e Kulturës, por nuk është gjë tjetër veçse një falsifikim i Drejtorisë Rajonale të Kulturës", deklaron një banor tjetër.

INSPEKTORA­TI Ndërsa kishte filluar puna për ndërtimin e katit të parë, Inspektora­ti Ndërtimor i Bashkisë Malësi e Madhe ka dërguar fadromat e saj duke shembur atë që po ndërtohej me argumentin se s'ka as leje ndërtimi. Banorët këtë e quajnë si një vrasje për herë të dytë që i bëhet Prek Calit. “Kjo është vrasja e dytë që i bëhet Prek Calit dhe kullës së tij prej regjimit komunist, se të njëjtit janë. Ne nuk kemi pritur gjë të mirë nga këta dhe as nuk presim, e këtë e vërtetuan me këtë gjest të turpshëm", thotë një protestues. Edhe pse e shembur, toka ku ishte ndërtesa do të ruhet nga protestues­it. "Na kanë vrarë të gjithëve ne vermoshasv­e. Këtë që ka ndodhur ne si banorë nuk e kemi ditur sepse po ta dinim, nuk do ta kishim lejuar. Tani do ta mbrojmë me çdo kusht dhe të mos guxojnë të vijnë më këndej, sepse kanë dhunuar për të dytën herë heroin Prek Cali", shprehet një tjetër banor. Më shumë se 80 për qind e shtëpisë së Prek Calit ndodhej e amortizuar dhe ishte degraduar gjatë viteve. Për një kohë të gjatë shtëpia e Prek Calit është lënë në harresë, duke sjellë dëme të vazhdueshm­e. Ende pa u shembur vetvetiu kelmendasi­t që jetojnë në Amerikë mblodhën para për ta rikonstruk­tuar, por Inspektora­ti i bashkisë nuk e lejoi me pretendimi­n se s'ka një leje ndërtimi, duke shembur kështu përmes fadromave murin. Pavarësish­t se kush ka të drejtë, ajo që ka ndodhur është e pafalshme, sepse sot tashmë shtëpia e Prek Calit nuk është më.

 ??  ?? Fadroma dje gjatë shembjes së objektit
Fadroma dje gjatë shembjes së objektit
 ??  ?? Kulla para shembjes
Kulla para shembjes
 ??  ?? Banorët në rrënojat e kullës
Banorët në rrënojat e kullës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania