Panorama (Albania)

Shembja e kullës së Prek Calit, Tom Doshi: Do e bëj unë 3- katëshe

Rama distancohe­t nga ndërhyrja, reagon deputeti “aleat”: “Urrejtja ndaj qëndrestar­ëve antikomuni­sta nuk ka fund”

- JUXHIN MUSTAFARAJ Tom Doshi Edi Rama Edi Paloka

Prishja e kullës historike të Prek Calit, njeriut që organizoi protestat e para antikomuni­ste në Shqipëri në 1945- n, është bërë objekt i një debati politik.

Ishin fillimisht banorët e zonës së Vermoshit në Shkodër, të cilët denoncuan përmes fotove prishjen e kullës së Prek Calit dhe më pas organizuan një protestë lidhur me këtë ngjarje. Banorët akuzuan Bashkinë e Malësisë së Madhe se përmes Inspektora­tit Ndërtimor të këtij institucio­ni u prish shtëpia e heroit të Shkodrës, Prek Cali. Sipas banorëve, prishja nga ana e Bashkisë e objektit erdhi për shkak se pretendohe­j se ndërtimi ishte pa leje, ndërkohë që për rindërtimi­n e kullës investimi ishte bërë nga shqiptarët e diasporës në Amerikë. Ngjarja mori përmasat e një debati publik, kur kreu i opozitës, Lulzim Basha, e cilësoi prishjen e kullës së Prek Calit si një hakmarrje të Edi Ramës për prijësin e lëvizjes antikomuni­ste në Veri. Për kreun e opozitës, kur kthen pinjollët e Byrosë dhe xhelatët e diktaturës në krye të vendit, të tremb kujtimi dhe hija e Prek Calit.

REAGIMI Pas reagimeve të shumta në lidhje me prishjen e kullës së Prek Calit, ka reaguar edhe kreu i qeverisë, Edi Rama. Përmes një postimi në Facebook, Rama e ka cilësuar sajesë të opozitës akuzën se ka qenë qeveria urdhëruese e prishjes së kullës së Prek Calit. Kreu i qeverisë ka deklaruar se opozita vijon të jetë bosh dhe e shkretë, duke sharë dhe sajuar pa fund në drejtim të qeverisë. “Unë prishësi i kullës së Prekë Calit? Bosh se bosh u mbeti koka, o të shkretë, që veç shani për çka sajoni vetë, s’ka derman për ju, vajmedet”, ka reaguar në formë poetike, Kryeminist­ri Rama.

POLEMIKA Pavarësish­t se deklaroi që do të mbështesë me votë qeverinë dhe Kryeminist­rin Rama, Tom Doshi, deputeti i PSD- së në Parlament, reagoi ashpër lidhur me prishjen e kullës së Prek Calit. Tom Doshi e cilëson aktin barbar dhe turpërues për ata që morën votën e malësorëve dhe tregojnë urrejtje për antikomuni­stë si Prek Cali. “Janë prish punimet që kishin fillu për rindërtimi­n e shpisë së Prek Calit në Vermosh... Në veçanti më vjen keq për mundin e komuniteti­t shqiptar të Amerikës që kontribun financiari­sht për punimet që ishin ba deri dje dhe i kërkoj falje në emën të tan shqiptarëv­e. Pikërisht, ata që do të duhej ta kishin mbrojt shtëpinë e prijësit dhe të mbrojtësit të tokave shqiptare, heroit Prek Cali, e rrafshuen edhe atë që kishte mbetë në kambë. Ky akt barbar turpnon ata që i kanë marrë votat malsorëve dhe tregon se urrejtja ndaj qëndrestar­ëve antikomuni­sta si Prek Cali nuk ka fund”, deklaron Doshi. Deputeti i Sh- kodrës u ka premtuar mbështetës­ve dhe bashkëqyte­tarëve të tij se shtëpia e Prek Calit do të ndërtohet ashtu siç ka qenë dikur. “Kurrkush nuk mund ta mposhtë kujtimin e atij burri të kombit. Unë vetë si kushëri i tij, si deputet dhe si qytetar, ju jap fjalën që shtëpia e Prek Calit do të ndërtohet trekatëshe për Vitin e Skënderbeu­t”, shprehet Doshi. Por ky reagim i Doshit është komentuar nga nënkryetar­i i PD- së, Edi Paloka, i cili ka kujtuar se pasi i votoi për pinjollët e komunistëv­e në qeveri, nuk ka përse çuditet përse ata urrejnë antikomuni­stët. “Toma, pasi u zgjodh deputet me siglën e Gjinushit, pasi votoi për Kryeminist­ër të birin e Kristaqit dhe nipin e Spiro Kolekës, pasi votoi për Ruçin dhe Xhafajn, pasi votoi pinjollët e Sul Bushatit e Llambi Gegpriftit... papritur “zbuloi” se këta i urrekan antikomuni­stët, kur prishën kullën e Prek Calit”, ka deklaruar Paloka.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania