Panorama (Albania)

Përplasja, Hila: Prek Cali vrau 36 partizanë ndaj dhe e pushkatuan

-

Ish- zv/ ministri i Mbrojtjes, Dritan Hila dhe studiuesi Erald Kapri janë përplasur në distancë me njëri- tjetrin lidhur me peshën historike të Prek Calit. Ka qenë ish-zv/ ministri i Mbrojtjes, Dritan Hila, i cili përmes një reagimi në “Facebook”, ka kujtuar se Cali dhe mbështetës­it e tij në vitin 1945 kanë vrarë 36 partizanë. “Në 15 janar të vitit 1945, Batalioni i Parë i Brigadës së I- rë Sulmuese po shkonte të vendoste autoriteti­n dhe kontrollin e Qeverisë së Tiranës në zonën e Vermoshit. Në urën e Tamarës, Preng Cali dhe ndjekësit e tij i zënë pritë duke vrarë 36 partizanë të këtij batalioni bashkë me komandanti­n e tij, Heroin e Popullit, Fejzi Micoli. Ishte humbja më e madhe në një betejë të vetme e këtij formacioni partizan në gjithë historikun e saj. Pas kësaj, Brigada e I- rë bëri krahëmarrj­en duke rre- thuar agresoret dhe kapur rob Prek Calin, i cili u pushkatua”, shkruan Hila. Ndërkohë studiuesi, Erald Kapri duke iu referuar edhe dokumentev­e britanike, jep një version tjetër lidhur me ngjarjen, duke vlerësuar Prenk Calin si një patriot të radhë. “Ky reagim i Dritan Hilës është për të vënë duart në kokë. Prek Cali ishte një patriot i rrallë dhe kundërshto­i me armë diktaturën komuniste në vend. Sa për informacio­n historik, Hila bën sikur nuk e di, por luftën nuk e nisi Prek Cali. Brigada e I- rë, tipike terroriste nën drejtimin e Mehmet Shehut, nisi me dhunë e gjak nënshtrimi­n e çdo kundërshta­ri imagjinar politik në veri. Britanikët raportojnë se datën 15 dhjetor 1944, në rrugët e Shkodrës kishte 15 kufoma të hedhura rrugës nga partizanët e kësaj brigade”, shkruan Kapri.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania