Panorama (Albania)

Festë për komunistët, në Pezë rikthehet Enveri

Kujtimi i Konferencë­s, fëmijë me portretin e diktatorit

- JUXHIN MUSTAFARAJ

Kanë nisur me fotot e diktatorit Enver Hoxha festimet për 75- vjetorin e Konferencë­s së Pezës.

Në një klimë kur figura të vjetra të ish- Partisë së Punës po glorifikoh­en edhe me pushtet, duket se veteranët e kanë shfrytëzua­r si momentin e “rikthimit” edhe të ish- diktatorit. Në Pezë dje nuk munguan shfaqjet e simboleve të Partisë Komuniste dhe ish- diktatorit Enver Hoxha. Jashtë protokolli­t, një grup veteranësh, me fotot e Enver Hoxhës në duar, krijuan një stendë me foto të ishdiktato­rit. Përmes parrullave “Lavdi Partisë Komuniste”, “Konferenca e Pezës vepër e PKSH dhe Enver Hoxhës”, veteranët kanë kujtuar me nostalgji ish- diktatorin Hoxha. Por disa fëmijë kanë mbajtur foto të diktatorit Hoxha edhe në kohën që zhvillohej ceremonia zyrtare për përkujtimi­n e 75vjetorit të Konferencë­s së Pezës. Fotot që bënë xhiron e rrjeteve sociale janë dënuar nga eksponentë të ndryshëm të Partisë Demokratik­e.

Selia blu reagoi zyrtarisht përmes nënkryetar­it të grupit të PD, Enkelejd Alibeaj. “Pankartat e diktatorit qëllimisht ua vuri në dorë fëmijëve. Duke filluar tek ata, kërkon të ringjallë dhe të riinstaloj­ë komunizmin, pushtetin gjakatar të etërve të Edi Ramës dhe bashkëpunë­torëve të tij. Për ata që nuk kanë parë ende asgjë akoma, sot kanë mundësinë të hapin sytë fort dhe të kuptojnë, tek ato pankarta, fytyrën e vërtetë të Edi Ramës.”, tha Alibeaj. Ishkryemin­istri Sali Berisha deklaroi se festa e Pezës u shoqërua me fotot e Hitlerit shqiptar. “Portrete të Hitlerit shqiptar të Pasluftës së Dyte Botërore! Në Pezë përdhoset flamuri i kombit”, deklaroi Berisha. Edhe ish- deputetja e PD, Jozefina Topalli i ka cilë- suar të turpshme fotot e ishdiktato­rit në duart e fëmijëve. “Turp për ata që provokojnë; Neveri për ata që heshtin”, shkruan Topalli. CEREMONIA ZYRTARE

Në ceremoninë zyrtare, nuk kishte më foto të komunistëv­e fanatikë. Presidenti i Republikës, deputetë dhe përfaqësue­s të pushtetit vendor, kanë përkujtuar, 75- vjetorin e Konferencë­s së Pezës. Ceremonia i parapriu organizime­ve tre ditore nga Bashkia e Tiranës, e cila si çdo vit, edhe në këtë përvjetor i bëri thirrje të rinjve të kthehen si rebelë në Pezë, duke festuar deri në orët e para të mëngjesit nën shoqërinë e muzikës dhe grupeve të njohura. Në ceremoni, krahas kreut të Shtetit, Meta, merrnin pjesë dhe përfaqësue­s të qeverisë dhe nënkrye- tari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku, i cili e cilësoi Konferencë­n e Pezës, si një ngjarje historike që rrezaton 75 vjet më pas mësime shumë të rëndësishm­e për vendin. “Konferenca e Pezës është një histori, e cila rrezaton 75 vjet më pas mësime dhe momente shumë të rëndësishm­e për të sotmen e vendit tonë. Ajo është një histori, e cila së pari është një histori guximi. Ka treguar sot se si atëherë, një grup njerëzish vendosën që në një betejë shumë të madhe, Peza ishte e vogël në botën e madhe, e cila gjendej në një luftë botërore, ata u mblodhën për të vendosur se në cilin kah të historisë do të ishte Shqipëria dhe ky është ndoshta momenti i dytë i rëndësishë­m që sot na rrezaton Konferenca e Pezës”, tha Manziku.

 ??  ?? Pankartat me portretin e Enver Hoxhës dje në Pezë
Pankartat me portretin e Enver Hoxhës dje në Pezë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania