Panorama (Albania)

Basha: Rama të plotësojë kushtet, mos t’u japë mend gjeneralëv­e

-

Kryetari i Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha, i ka kërkuar Kryeminist­rit Rama të mos u japë mend gjeneralëv­e të NATO- s për mënyrën se si duhet të sillet kjo organizatë në rajonin tonë, por të plotësojë detyrimet që Shqipëria ka ndaj NATO- s. Përmes një reagimi për mediat pas Konferencë­s së Komuniteti­t Ushtarak me shefat e shtabeve të vendeve anëtare të NATO- s, në të cilin mbajti fjalë edhe Kryeminist­ri Rama, kreu i opozitës ka kujtuar se qeveria fillimisht duhet të përmbushë detyrimet. "Përpara se t'u japë mend vendeve anëtare dhe themeluese të NATO- s, apo gjeneralëv­e me përvojë dhe me shumë yje, se ç'duhet të bëjë kjo organizatë me rajonin tonë, e në të ardhmen e saj, Edi Rama bën mirë të plotësojë detyrimet që ka Shqipëria. Përmbushja e detyrimeve nuk është taksë, por kontribut për sigurinë e Shqipërisë dhe të rajonit", theksoi Basha. Kryetari i Partisë Demokratik­e kujtoi se Kryeminist­ri Rama dhe qeveria e tij, për herë të parë në 27 vite e ulën kuotën e buxhetit për NATO- n në 0.75%. "Edi Rama e ka zbritur buxhetin për mbrojtjen kombëtare në kuotën më të ulët historike në 27 vjet, 0.75 për qind, si asnjë vend tjetër anëtar i NATO- s. Në vend që të garantojë buxhet për Forcat e Armatosura, për trajnimin e tyre, për rritjen e kapacitete­ve dhe aftësisë vepruese, Edi Rama ka dërguar qindra miliona për fasada godinash, për rehatinë dhe luksin personal të zyrës së ministres, si dhe qindra milionë lekë të tjerë janë tretur rrugës nëpër tendera skandalozë, siç ka zbuluar Kontrolli i Lartë i Shtetit. Është jo vetëm qesharake, por edhe e rrezikshme të sillesh si lider global, kur nuk bën detyrat e shtëpisë", deklaroi Basha.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania