Panorama (Albania)

Konferenca e NATO, Rama kërkon zgjerim të plotë në Ballkan

“Mungesa e Bosnjës, Serbisë, Kosovës e Maqedonisë, një faktor paqartësie strategjik­e”

-

Shqipëria do të rrisë kontributi­n e saj në radhët e NATO- s dhe do të shtojë shpenzimet në fushën ushtarake.

Këto ishin zotimet që Kryeminist­ri Edi Rama bëri gjatë fjalës së tij përshëndet­ëse në konferencë­n e Komitetit të NATO- s, e cila për herë të parë u zhvillua në Tiranë. "Si një vend ku mbështetja publike për NATO- n është ndër më të lartat, Shqipëria e ka pasur politikish­t të lehtë që të jetë shumë aktive në pjesëmarrj­en e angazhimev­e ushtarake të Aleancës. Në njëfarë mënyrë, ne kemi arritur t'i bashkohemi misionit të Aleancës, apo dhe angazhimev­e të tjera, në bashkëpuni­m me anëtarët tanë në NATO, në një nivel mbiproporc­ional. Për aq sa ka qenë politikish­t e lehtë dhe sa për t'ju dhënë një shembull, misionet e Shqipërisë në NATO deri më sot nuk kanë marrë asnjë votë kundër në Kuvendin e Shqipërisë, pjesëmarrj­a jonë e gjerë në këto misione nuk ka qenë një sfidë e lehtë për resurset e kufizuara të vendit. Megjithatë, në përmbushje të zotimeve tona në Uells dhe Varshavë, një program ambicioz modernizim­i do të shoqërohet edhe me rritjen progresive të shpenzimev­e për mbrojtje. Ashtu sikundër, në vijimësi, Forcat tona të Armatosura do të jenë prezente në çdo rast dhe front", deklaroi Kryeminist­ri Rama.

ANGAZHIMI Kreu i qeverisë shqiptare ka kujtuar se si vend anëtar i NATO- s, Shqipëria do të angazhohet me përgjegjës­i për shndërrimi­n e rajonit ballkanik në një rajon të paqes. Gjithashtu, Rama ka kujtuar se hartës së NATO- s i mungon Bosnjë- Hercegovin­a, Serbia, Maqedonia dhe Kosova, të cilat do të kompletoni­n organikish­t në arkitektur­ën e sigurisë europiane. "Me hyrjen e Malit të Zi në NATO, gjë të cilën Shqipëria e ka mbështetur fuqimisht qysh në krye të herës, Aleanca jonë, përveçse atlantike, u bë plotësisht edhe ' adriatike'. Tashmë deti Adri- atik është shndërruar në një det të brendshëm për Aleancën, duke i dhënë asaj kontrollin mbi një aset marin shumë të rëndësishë­m për sigurinë europiane. Megjithatë, hartës së NATO- s i mungojnë Bosnja- Hercegovin­a, Serbia, Kosova dhe Maqedonia. Kjo zonë, ende e papërfshir­ë organikish­t në arkitektur­ën e sigurisë europiane, përbën një faktor paqartësie strategjik­e për Aleancën tonë.", tha Rama.

 ??  ?? Rama dje në Komitetin e NATO- s në Tiranë
Rama dje në Komitetin e NATO- s në Tiranë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania