Panorama (Albania)

Duma: Gjykimi për Bashën nis tani, më parë nuk ishte deputet në Kuvend

Kritikat në mbledhjen e Grupit, deputetja: Qartësim nga perspektiv­a e Berishës, as e komentoj e as e kam komentuar

-

Deputetja dhe zëdhënësja e Grupit Parlamenta­r demokrat, Grida Duma, beson se tani ka filluar momenti i gjykimit për kreun e PD- së, Lulzim Basha.

Në një intervistë për emisionin “Kjo Javë” të Nisida Tufës, Duma sqaron debatet në Grupin Parlamenta­r dhe përfaqësim­in që lista e hartuar nga Basha u bëri demokratëv­e.

U votua z. Ruçi në krye të Parlamenti­t dhe me dy vota nga PD. U quajt vjedhje në media, ndërkohë nga ju u quajt manipulim. Si e cilësoni atë që ndodhi?

Unë nuk besoj që në termin manipulim nuk është e përfshirë çdo gjë që vjen pas asaj që është rrjedhje, vjedhje, blerje edhe çdo gjë tjetër. Manipulim mbetet. Një grupim politik ka qëndrimin e vet dhe sa kohë që qëndrimi në unanimitet dhe në mënyrë të hapur është deklaruar kundër dhe askush nuk ka thënë një qëndrim të ndryshëm, kur rezultati matematiko­r është i ndryshëm, atëherë natyrshëm termi i parë është manipulim. Besoj që është njëlloj maturie që të mos dalësh në gjykime të menjëhersh­me, nëse ka qenë rrjedhje, tradhti apo diçka tjetër. Për një gjë që përballesh në momentin e parë me diçka që nuk ishte e duhur, manipulim besoj se ishte termi i duhur.

Jeni njohur me deklaratat e z. Berisha në lidhje me qëndrimet që duhet të mbani si deputete dhe si zëdhënëse e Grupit?

Nuk duhet t’i japim kësaj çështjeje natyrën e gjyqit, siç po tentoni ju t’i jepni. Po, është një qartësim i thënë nga perspektiv­a dhe qëndrimi i z. Berisha, të cilin unë as e komentoj dhe as e kam komentuar në asnjë rast. Për mua debati i brendshëm duhet të ngelet i brendshëm. Nëse do të ishte vlerësuar çdo debat i brendshëm që të jetë i hapur publikisht, ai duhet të jetë nga A- ja deri te ZH- ja. Këtë debat e quaj në mënyrë fare etike që të jetë i brendshëm në Grupin Parlamenta­r.

Berisha i ka cilësuar këshilltar­ët e z. Basha “mizerabël”. Keni ju një koment për këtë?

Absolutish­t jo. Nuk kam asnjë koment për asnjërin nga kolegët, nga anëtarët, kontribuue­sit e PD- së. Duhet ta keni vënë re që nuk kam pasur asnjëherë një përfshirje as në debatin e brendshëm të PD- së, e cila kaloi faza të rëndësishm­e të saj dhe reflektimi të rëndësishë­m. Nuk jam përfshirë asnjëherë në të tilla debate.

Jeni cilësuar si nga të preferuari­t e z. Basha. Si e vlerësoni figurën e tij?

Nuk kam asnjë ide nga lind ky cilësim. Unë besoj që në politikë askush nuk ka dhe nuk mund të ketë luksin të ketë të preferuar. Të preferu- ar? Kurrsesi. Të nevojshëm, bashkëpunë­torë, kolegë, njerëz që duan të kontribuoj­në, besoj që do të ketë gjithmonë. Politika nuk ka luksin të japë sinjale preferenca­sh. Sa i përket qëndrimit tim ndaj kreut të PD- së, mendoj që ky është momenti apo fillimi në të cilin ka filluar ajo që quhet ora e vlerësimit dhe gjykimit të tij. Deri në momentin që ai nuk ndodhej në sallën e Kuvendit dhe nuk ishte deputet, dhe një pjesë e madhe e betejës parlamenta­re mungonte nga kryetari i opozitës, besoj që kishim arsye për të thënë që gjykimi nuk duhet të fillonte në atë moment. Gjykimi për të nis tani, siç edhe për gjithë të tjerët që jemi aty. Është ende për t’u provuar, apo sa ka nisur prova për të cilën tashmë gjykimi për gjithçka do të jetë legjitim.

Nuk kemi pasur një reagim tuajin në lidhje me listën e z. Basha, përfshirë këtu edhe qëndrimet e z. Berisha?

Unë mendoj që lista në të tërën e saj ka përfaqësim. Duke nisur nga individët me eksperienc­ë dhe kontribute, ka përfaqim sa i takon asaj që mund të quajmë meritokrac­i dhe ka një risi të njerëzve që kanë ardhur nga profesione­t e tyre dhe sot janë në poltronën e përgjegjsh­me të deputetit. Sigurisht që vijoj të mendoj që shoqëria, ashtu siç e do të renë, duhet edhe ta mirëpresë atë dhe të mos e gjykojë me filtrat negativë që në momentin e parë.

 ??  ?? Grida Duma në “News 24“
Grida Duma në “News 24“

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania