Panorama (Albania)

Patozi: Basha duhet të pranojë fraksionet, në PD, nuk kthehen gjeneralët si ushtarë

- Astrit Patozi

Ish- deputeti i PD-së, Astrit Patozi, sheh si të vetmen rrugë për ringritjen e Partisë Demokratik­e përfshirje­n e kundërshta­rëve të Lulzim Bashës në parti. Në një intervistë për emisionin “Oktapod”, Patozi ka deklaruar se e neverit mënyrën se si Basha u zgjodh në krye të PD- së, por e njeh atë si kryetar, duke i kërkuar këtij të fundit që të njohë fraksionin brenda në parti. “Pavarësish­t se unë e kontestoj dhe e neveris mënyrën se si ai u zgjodh, jam i detyruar ta pranoj si kryetar, pasi unë jam legjitimis­t. Megjithëse unë e refuzoj mënyrën se si ai u zgjodh, i kam thënë gjërat e mia të gjitha dhe, tek e fundit, jam i detyruar ta pranoj si kryetar në rast se ai do të pranojë ekzistencë­n e një alternativ­e tjetër, e cila është shumë e fuqishme në PD. Pa diskutim që ka një fraksion brenda Partisë Demokratik­e, por ky duhet të jetë i përfaqësua­r, sepse ndryshe nuk ka asnjë vlerë. Nuk ka ndodhur asnjëherë në botë që gjeneralët të kthehen në ushtri si ushtarë. Lulzim Basha ka vetëm një mënyrë, duhet ta njohë dhe t’i japë mundësi kësaj pjese të lënduar, le të themi, brenda PD- së të përfaqësoh­et. Sepse, siç e pranoi dhe vetë dhe siç e tha zoti Berisha, është e papërfaqës­uar. Grupi Parlamenta­r është lista “Basha”, lista Basha nuk është Parti Demokratik­e. Që ta bëjë Parti Demokratik­e, duhet ta ndryshojë, nuk e ndryshon në Parlament, le të gjejë mënyrën”, deklaroi Patozi. Ish- nënkryetar­i i PD- së e cilëson sjelljen e Bashës në krye të PD- së me hartimin e listave dhe rizgjedhje­n në krye të partisë si një krim politik. Patozi deklaron se nuk mund të ketë amnisti për atë që Lulzim Basha bëri me PD-në, duke kujtuar se askush prej eksponentë­ve nuk ka marrë asnjë ndjesë. “Nëse përgjegjës­ia e zotit Basha është e tillë, siç unë dhe shumë kolegë apo demokratë pretendojm­ë që është përgjegjës­i e plotë dhe personale për gjithçka që ndodhi me zgjedhjet e 25 qershorit dhe pas tyre, atëherë sipas meje ky është një krim politik. Është krim politik ndaj PD- së. Nuk mund të ketë amnisti kaq të thjeshtë për këtë, aq më tepër kur nuk ka as kërkim ndjese. Gjithashtu nuk mund të ketë ndjesë pasi ke bërë vrasje dhe të thuash që unë do të dënohem për gjobë”, shtoi ish- deputeti i PD- së. Patozi deklaroi se nuk ka asnjë keqardhje për mungesën e tij në Grupin Parlamenta­r të Partisë Demokratik­e, sidomos kur pa mënyrën se si ata u përfaqësua­n në seancën e Parlamenti­t. “Kur e mësova në fillim që nuk isha në listën e Partisë Demokratik­e, që tani është lista ‘ Basha’, sigurisht që kisha njëlloj keqardhjej­e, sepse mendoja se isha ende i zoti për të qëndruar në fushë. Por me kalimin e kohës dhe me atë prezantimi­n e parë të grupit të opozitës dhe Grupit Parlamenta­r, jam ndier shumë i çliruar që nuk isha pjesë as e asaj mbledhjeje që u bë pas rrjedhjes së votave dhe në përgjithës­i jam ndier i çliruar”, tha Patozi. I pyetur nëse do të krijojë një forcë të re politike, nëse lëvizja brenda PD- së do të dështojë, Patozi deklaroi se gjëja më e thjeshtë është krijimi i një partie, por nuk është në planet e tij të afërta. “Gjeja më e lehtë që mund të bëjë një politikan apo një grup politikanë­sh me eksperienc­ë është që të krijojnë një formacion tjetër, sepse shpëton nga gjithçka dhe fillon një gjë nga e para; eksperienc­ën e ka, 5 njerëz që i besojnë i ka, e kështu me radhë. Kjo është e fundit gjë, që mua personalis­ht më shkon në mend, por kam përshtypje­n edhe shumicës së kolegëve me të cilët unë kam komunikim të përditshëm. Jo nuk është, nuk është. Sigurisht unë nuk mund të them asnjëherë kurrë, se nuk thuhet në politikë”, sqaroi Patozi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania