Panorama (Albania)

Qeveria, nisin ndryshimet në administra­të

Lëvizjet e sekretarëv­e të përgjithsh­ëm sipas ministrive

-

Ministrat e rinj të qeverisë “Rama 2”, menjëherë pas betimit në Presidencë, kanë nisur nga puna për të plotësuar strukturën në institucio­net e tyre. Në 11 ministritë e qeverisë janë përcaktuar Sekretarët e Përgjithsh­ëm. Një pjesë e sekretarëv­e, të cilët u shkarkuan pas emërimit të ministrave teknikë pas paktit Rama- Basha, janë rikthyer sërish në detyrë, por jo në të njëjtat dikastere. Plarent Ndreca, ish- sekretari i Përgjithsh­ëm i Ministrisë së Arsimit, i cili pati edhe një përplasje publike me ministren teknike të Arsimit, Mirela Karabina, është rikthyer sërish në detyrë. Por pavarësish­t rikonfirmi­mit të Lindita Nikollës në krye të Ministrisë së Arsimit, Ndreca do të jetë Sekretar i Përgjithsh­ëm i Ministrisë së Mjedisit dhe Turizmit të drejtuar nga Blendi Klosi. Sekretar i Përgjithsh­ëm në Ministrinë e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve do të jetë, Koli Bele. Gjatë mandatit të parë të qeverisë Rama, Koli Bele ishte sekretari i Përgjithsh­ëm i Ministrisë së Energjetik­ës të drejtuar nga Damian Gjiknuri. Gentian Keri do të jetë sekretar i Përgjithsh­ëm në Ministrinë e Infrastruk­turës dhe Energjisë, që do të drejtohet nga Damian Gjiknuri. Gazmend Barbullush­i do të vijojë të jetë sekretar i Ministrisë së Jashtme, e cila pas riformatim­it të qeverisë, do të quhet Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme. Në ministrinë e Financave dhe Ekonomisë do të vijojë të jetë Sekretare e Përgjithsh­me, Gelardina Prodani. Të njëjtën detyrë si në mandatin e parë, do të mbajë edhe Elira Kokona, e cila do të vijojë të jetë Sekretare e Përgjithsh­me e Ministrisë së Kulturës dhe Kledia Ngjela në Ministrinë e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale. Sekretar i Përgjithsh­ëm në Ministrinë e Mbrojtjes të drejtuar nga Olta Xhaçka do të jetë Alba Thoma, ndërkohë Dritan Palnikaj do të mbajë të njëjtin post në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Fatmir Xhafës. Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Niko Peleshi, ka emëruar si sekretar të Përgjithsh­ëm Aurora Alimadhin, ndërsa ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, në të njëjtin post në institucio­nin e saj, ka emëruar Oltjon Muzakën. Më interes pritet emërimi i zv. kryemi- nistrave të qeverisë. Sipas kryeminist­rit Rama, është shumë e rëndësishm­e që çdo ministri të ketë një ekip të fortë ku zv. ministri të jetë në nivelin e ministrit dhe të mbulojë një fushë të caktuar në dikasteret që kanë marrë kompetenca të reja.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania