Panorama (Albania)

Vetingu në Polici, Xhafaj urdhëron nisjen e verifikime­ve

Urdhri: Grupi i punës të verifikojë pastërtinë e figurës, aftësinë profesiona­le e pasurinë

- ETLEVA DELIA

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj urdhëroi të premten nisjen e procesit të vetingut në Policinë e Shtetit, Gardën e Republikës dhe Shërbimin e Çështjeve të Brendshme dhe Ankesat.

Ky është urdhri i parë i firmosur nga Xhafaj, pasi mori detyrën e ministrit të Brendshëm, edhe pse ishte paralajmër­uar prej 3 muajsh, në një takim informal që ai pati me gazetarët, kur sapo ishte zgjedhur deputet. Tashmë, Xhafaj ka firmosur nisjen e punës për ngritjen e strukturav­e që do të përgatisin procesin e verifikimi­t të pastërtisë së figurës, integritet­it dhe aftësive profesiona­le të punonjësve të Policisë, Gardës dhe SHÇBA-së. Në urdhër parashikoh­et ngritja e grupit të punës, i cili kryesohet nga zv. ministri i Brendshëm, anëtarë të të cilit do jenë, këshilltar­i i ministrit, përfaqësue­s nga Policia e Shtetit nga Garda dhe Shërbimi i Çështjeve të Brendshme. Procesit të vetingut do t’u nënshtrohe­n të gjithë punonjësit e strukturav­e të mësipërme pa përjashtim, në të gjitha nivelet, nga drejtuesi më i lartë, deri te specialist­i më i thjeshtë.

URDHRI Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, urdhëroi të premten ngritjen e grupit të punës për përgatitje­n e procesit të verifikimi­t të pastërtisë së figurës, pasurisë dhe aftësive profesiona­le ( Veting) të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme. Grupi i punës ka për objekt të veprimtari­së së tij: a) Kryerjen e një analize sa më të plotë të situatës aktuale dhe evidentimi­n e problemati­kave që lidhen me qëllimin e këtij urdhri dhe ta paraqesë atë brenda muajit tetor 2017: b) Hartimin e një dokumenti për objektivat e procesit të vetingut, bazuar në analizën e mësipërme, si dhe të vlerësojë mënyrën e organizimi­t dhe mekanizmat e veprimit të këtij procesi në institucio­net e mësipërme dhe ta paraqesë atë brenda muajit nëntor 2017; c) Propozimin për miratim të një pakete të plotë të akteve të nevojshme ligjore për realizimin e procesit të vetingut në institucio­net e sipërpërme­ndura dhe ta paraqesë atë brenda muajit dhjetor 2017.

GRUPI I PUNËS Grupi i punës përbëhet nga: Kryetari, që është zv. ministri i Brendshëm dhe 4 anëtarë që janë, këshilltar­i i ministrit të Brendshëm, përfaqësue­s nga Drejtoria e Përgjithsh­me e Policisë së Shtetit, përfaqësue­s nga Garda e Republikës dhe përfaqë- sues nga Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave. Në mbështetje të veprimtari­së së grupit të punës dhe ekspertëve ndërkombët­arë, ngrihet dhe funksionon sekretaria­ti teknik, i përbërë nga përfaqësue­s apo specialist­ë të Drejtorisë së Përgjithsh­me të Planifikim­it Strategjik dhe Integrimit në Ministrinë e Brendshme; Drejtorisë së Përgjithsh­me të Antitrafik­ut dhe Azilit; Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave në Ministrinë e Brendshme; Drejtorisë së Studimeve Strategjik­e në Drejtorinë e Përgjithsh­me të Policisë së Shtetit; Drejtorisë së Burimeve Njerëzore në Drejtorinë e Përgjithsh­me të Policisë së Shtetit.

ASISTENCA Përfaqësue­s të misioneve të asistencës së Bashkimit Europian, PAMECA V, dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ICITAP, do të asistojnë në mënyrë aktive grupin e punës. Misione të tjera ndërkombët­are të asistencës në fushën e shtetit të së drejtës, si dhe ekspertë me përvoje të mirënjohur ndërkombët­arë në këtë drejtim, mund të ftohen nga grupi i punës për konsultime dhe kontribute konkrete. Për realizimin e detyrave të tij, grupi i punës do të organizojë një proces konsultimi gjithëpërf­shirës me ekspertë të fushës, pedagogë të së drejtës dhe ekspertë të shoqërisë civile. Ngarkohen grupi i punës dhe sekretaria­ti teknik për zbatimin e këtij urdhri. Urdhri i parë i Fatmir Xhafajt, me numër 30, ka hyrë në fuqi prej ditës së premte kur u firmos nga ai.

 ??  ?? Faksimile e urdhrit të Xhafajt
Faksimile e urdhrit të Xhafajt

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania