Panorama (Albania)

Minat me celular, zbardhen përgjimet e 2 të arrestuarv­e

“Mos ta ngatërrojm­ë atë elbasanlli­un në këtë histori”

- ETLEVA DELIA Jurgen Muho Eraldo Kataroshi

Dy të rinjtë që u kapën duke transportu­ar 3 mina me celular në Tiranë, janë lënë në burg paraditen e djeshme nga Gjykata e Tiranës.

Gjykata pranoi kërkesën e Prokuroris­ë, duke caktuar masën e sigurisë "arrest me burg" ndaj Eraldo Kataroshit dhe Jurgen Muhos. Ndonëse vetë të arrestuari­t nuk pranuan të japin shpjegime, një përgjim ambiental teksa ata bisedonin me njëri- tjetrin në qeli, është përdorur si provë e fortë nga organi i akuzës. "Të mos e ngatërrojm­ë atë elbasanlli­un në këtë histori. S'kemi pse t'ia përmendim emrin". Kjo ka qenë arma e fortë e organit të akuzës që kërkoi "arrest me burg" për dy të rinjtë, me akuzën e "mbajtjes pa leje dhe prodhimit të armëve, armëve shpërthyes­e dhe municionit". Kjo bisedë mes Eraldo Kataroshit e Jurgen Muhos është bërë në momentin që ata qëndronin në të njëjtën qeli paraburgim­i, pasi ishin arrestuar gjatë operacioni­t të koduar "Explosion" të Komisariat­it nr. 6. Aktualisht grupi hetimor po vazhdon veprimet për identifiki­min e një personi të dyshuar për prodhimin e minave me celular, që dyshohet se ndodhet në Vlorë. Gjithashtu edhe të "elbasanlli­ut", që përmendet nga dy të dyshuarit gjatë përgjimit ambiental. Burimet thanë se nga hetimet e kryera dyshohet se minat me celular do të shiteshin për një çmim rreth 1500 euro copa.

MASA

Gjatë seancës për caktimin e masës së sigurisë, prokurori tha se në komunikimi­n e përgjuar, shtetasi Jurgen Muho pranon se është porositur nga Eraldo Katroshi për transporti­n e minave nga Elbasani në Tiranë. Në vijim ata shprehen se duhet të mbronin personin e tretë, që sipas prokurorit është një person ende i paidentifi­kuar në qytetin e Elbasanit. Ky dyshohet të jetë personi tek i cili janë marrë tri minat që u sekuestrua­n nga Policia në rrugën "Teodor Keko", në Tiranë. Avokatët mbrojtës të dy të rinjve kërkuan masa më të buta sigurie duke pretenduar se përgjimi ishte i paligjshëm. Megjithatë, ky pretendim i mbrojtësve nuk u mor parasysh nga gjyqtari, i cili saktësoi se veprimi i Prokuroris­ë ishte miratuar nga Gjykata sipas ligjit. Avokati i Jurgen Muhos ofroi edhe një garanci pasurore prej një milion lekësh në këmbim të lirimit të klientit, por as kjo nuk u pranua. Ashtu si edhe në deklarimet paraprake, as në sallën e gjyqit dy të rinjtë nuk pranuan të japin shpje- gime në lidhje me përfshirje­n e tyre në transporti­min e minave me celular. Ndërsa më herët, njëri prej tyre ishte shprehur para oficerëve të Policisë se nuk kishte dijeni se çfarë kishte në pakon që ai do të transporto­nte me makinë, pasi nuk e kishte hapur.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania