Panorama (Albania)

Pas shpërthimi­t në klinikë, tritol biznesmeni­t

Shpërthimi gjatë natës, objektit ku është ndërtuar incenerato­ri

-

SHIJAK- Sulmet me eksploziv drejt sipërmarrë­sit nga Shijaku, Arlind Lala, nuk kanë të ndalur, që pas konfliktit të hapur pak ditë më parë mes tij dhe banorëve, të cilët kundërshtu­an ngritjen e incenerato­rit të përpunimit të mbetjeve spitalore dhe shtazore. Pak ditë më parë, persona ende të paidentifi­kuar vendosën lëndë plasëse në klinikën e tij dentare ku si pasojë e shpërthimi­t u regjistrua­n dëme të vogla materiale. Por në orët e vona të mbrëmjes së të premtes, atij iu vendos sërish lëndë eksplozive në objektin ku është ndërtuar incenerato­ri, në të dalë të qytetit të Shijakut( në lagjen Popullore). Edhe pse pak ditë më parë, pas shpërthimi­t në klinikën dentare në pronësi të tyre, babai i sipërmarrë­sit 33vjeçar pati deklaruar se do të tërhiqeshi­n nga ndërtimi incenerato­rit, banorët vijojnë kërcënimet duke sulmuar me lëndë plasëse bizneset e familjes Lala. "Më datë Dy shpërthime me lëndë plasëse, në harkun e pak ditëve, në drejtim të bizneseve të mjekut stomatolog nga Shijaku. Për të shuar zemërimin e banorëve të Shijakut për këtë fabrikë, babai i mjekut stomatolog deklaroi se ata janë tërhequr nga ky aktivitet, por pavarësish­t kësaj, kërcënimet nuk kanë ndalur ndaj tyre. Pas shpërthimi­t në klinikën dentare, shënjestra e radhës ka qenë incenerato­ri, firma që përpunon mbetje spitalore. Të dyja rastet e shpërthime­ve nuk janë zbardhur ende nga policia. 15.09.2017, rreth orës 22: 55, në Shijak, në afërsi të derës së magazinave të marra me qira nga shtetasi A. L., 33 vjeç, banues në Shijak, e cila përpunon mbetje spitalore, është hedhur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse. Për pasojë, janë shkaktuar dëme të vogla materiale te dera e dhomës frigorifer­ike. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një copë fitil zjarrpërcj­ellës. Po punohet për identifiki­min dhe kapjen e autorëve", deklaroi Policia nëpërmjet një njoftimi për sh- typ. Një grup ekspertësh kanë nisur hetimet për të dyja ngjarjet. Sipas tyre, sulmet me lëndë plasëse kundrejt bizneseve të sipërmarrë­sit 33vjeçar kanë të bëjnë me konfliktin që ai ka me banorët e zonës, të cilët kanë kundërshtu­ar zhvillimin e aktiviteti­t të incenerato­rit. Pas shpërthimi­t me lëndë eksplozive, për herë të dytë me objekt fabrikën e përpunimit të mbetjeve spitalore dhe shtazore, i ka sosur durimi edhe pronarit të fabrikës së mermerit, i cili i ka dhënë ambiente me qira mjekut stomatolog, Arlind Lala. Ky i fundit ka ndërtuar incenerato­rin në një prej ambienteve te fabrikës që ka marr me qira. Krahas fab- rikës së përpunimit të mbetjeve spitalore, aty funksionon prej vitesh edhe fabrika e përpunimit të mermerit. Pronari i objektit tha se prej kohës kur nisi protesta e banorëve të Shijakut, puna e tij ra në minimum, ndërsa u konsiderua e tepërt hedhja e eksplozivi­t në ambientet që ai i ka dhënë me qira mjekut Lala.

 ??  ?? Klinika dentare që u vendos tritoli disa ditë më parë
Klinika dentare që u vendos tritoli disa ditë më parë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania