Panorama (Albania)

Djali në Mat bën nënën për spital se refuzonte t'i jepte lekët e pensionit

Në Elbasan 25- vjeçari dhunon për të disatën herë nënën, për të cilën Gjykata kishte vendosur "urdhër mbrojtjeje"

- BURREL/

Bën nënën për spital se nuk i dha lekët e pensionit.

Rasti i dhunës në familje është shënuar në Burrel, ndërsa një tjetër ngjarje ndodhi në Elbasan, ku djali 25 vjeç keqtrajtoi nënën, e cila ishte me urdhër mbrojtjeje. Për të dyja rastet, policia ka ndërhyrë duke arrestuar autorët. Ata akuzohen për veprën penale "dhunë në familje".

BURREL

Policia e Burrelit bëri të ditur se është arrestuar për herë të dytë 51- vjeçari Anton H., banues në njësinë administra­tive Baz, pasi ai rrihte nënën e tij të moshuar. Burime pranë Komisariat­it të Matit bënë me dije se ky shtetas ushtronte dhunë fizike në mënyrë të vazhdueshm­e ndaj nënës së tij, duke i shkaktuar dëmtime fizike. Mesnatën e një dite më parë, në sallën operative të Policisë Mat ka mbërritur një telefonatë nga ky fshat. Telefonues­i saktësoi se e moshuara me inicialet L. H., 75 vjeçe, po rrihet nga djali dhe se ajo kërkonte ndihmë. Burimet shtojnë se telefonata është bërë nga komshinjtë. Ata janë bërë dëshmitarë të dhunës së djalit ndaj nënës edhe herë të tjera, por nuk kanë ndërhyrë nga frika se mund të konfliktoh­en me 51- vjeçarin e alkoolizua­r. Frika se ngjarja mund të precipiton­te tragjikish­t, ka bërë që banorët të njoftojnë policinë. Mbërritja shpejt e efektivëve të Policisë ka parandalua­r përshkallë­zimin e dhunës duke e arrestuar në flagrancë shtetasin Anton H. Pas arrestimit të djalit, e dhunuara është dërguar në spitalin "Xhavit Mara" në Burrel. Mjekët kanë konstatuar shenja dhune, hematoma dhe dëmtime fizike në pjesë të ndryshme të trupit të së moshuarës. Mësohet se edhe në raste të tjera ky shtetas rrihte nënën e tij, duke i kërkuar forcërisht t'i dorëzonte pensionin. Sa herë 75vjeçarja kundërshto­nte dhënien e parave, ajo dhunohej keq nga i biri.

ELBASAN

Një tjetër ngjarje e rëndë brenda familjes ka ndodhur në Elbasan, ku një i ri është arrestuar pasi ushtronte dhunë fizike dhe psikologji­ke ndaj nënës së tij. "Nga Specialist­ët për Hetimin e Krimit në Komisariat­in e Policisë Elbasan, u arrestua në flagrancë shtetasi Aldo S., 25 vjeç, banues në El- basan. Arrestimi i tij u bë pasi, më datë 15.09.2017, në banesë dyshohet të ketë ushtruar dhunë fizike dhe psikologji­ke ndaj nënës së tij, shtetases R. Sh., 51 vjeçe, e cila ka qenë e pajisur me urdhër mbrojtjeje nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor më datë 27.06.2017.

Materialet i kaluan Prokuroris­ë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprat penale "dhunë në familje" dhe "veprime në kundërshti­m me vendimin e Gjykatës", parashikua­r nga nenet 130/ a/ dhe 321 të Kodit Penal", thuhej në njoftimin e dhënë nga Policia e Elbasanit. Sipas të dhënave, gruaja 51- vjeçare dhunohej herë pas here nga i biri, ndaj, ndodhur në këto kushte, ajo kishte kërkuar urdhër mbrojtje. Duke vlerësuar situatën, Gjykata e Elbasanit ka vendosur urdhër mbrojtjeje. Por kjo nuk e ka penguar të riun të vijonte dhunën ndaj nënës. Gjendur në këto kushte, ajo ka sinjalizua­r rrezikun që i kanosej nga i biri. Policia ndërhyri dhe arrestoi 25vjeçarin për dhunën në familje, por edhe për veprimin që bie në kundërshti­m me vendimin e Gjykatës.

Gruaja 51vjeçare dhunohej herë pas here nga i biri, ndaj, ndodhur në këto kushte, ajo kishte kërkuar urdhër mbrojtjeje

 ??  ?? Policia e Elbasanit
Policia e Elbasanit
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania