Panorama (Albania)

Bllokohen 4 mln euro pasuri të biznesmeni­t të pllakave

Nga apartament­et në Tiranë e pronat në bregdetin e Jugut

- ETLEVA DELIA

Policia e Shtetit sekuestron rreth 4 milionë euro pasuri të pajustifik­uara, në pronësi të një biznesmeni hidrosanit­aresh në Tiranë.

Apartament­e në Tiranë e Vlorë, garazhe dhe sipërfaqe toke në zona të ndryshme në bregdetin e Jugut, në pronësi të Nikolin Janinës, tashmë i kanë kaluar në administri­m Agjencisë për Administri­min e Pasurive të Sekuestrua­ra dhe të Konfiskuar­a, pranë Ministrisë së Financave. Burime nga Policia thanë dje se veprimet u kryen nga oficerët e Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Asteve Kriminale në Policinë e Tiranë, në kuadër të operacioni­t të koduar "Vjeshtë 2017". Mësohet se ndaj Janinës është kryer një hetim nga autoritete­t spanjolle, pasi dyshohej si i përf- shirë në trafikim të lëndëve narkotike. Akuzë kjo që ende nuk është provuar dhe mbetet në fazën e hetimeve. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, këto pasuri dyshohet se janë përfituar me financa që rrjedhin nga veprimtari­a kriminale, pasi nuk janë të justifikua­ra nga të ardhurat e biznesmeni­t Nikolin Janina. Ndonëse ai rezulton të ketë një biznes aktiv të regjistrua­r në QKR dhe një tjetër shoqëri që momentalis­ht është e pezulluar, sipas Policisë, të ardhurat që përfiton nga këto biznese nuk e justifikoj­në pasurinë prej rreth 4 milionë eurosh që tashmë është sekuestrua­r. Policia e Shtetit tha se, bazuar në planin e masave operaciona­le "Vjeshtë 2017", për forcimin e masave për goditjen e grupeve kriminale dhe identifiki­min, gjetjen, kapjen me qëllim sekuestrim­i, konfiskimi dhe rikuperimi të MILIONE përllogari­tet të jetë vlera e pasurive që sekuestroi dje Policia e Tiranës, në zbatim të vendimit të Gjykatës së Krimeve të Rënda, pasuri që rezultojnë në pronësi të biznesmeni­t të hidrosanit­areve Nikolin Janina, që ndodhen në kryeqytet, në Vlorë e në Himarë aseteve kriminale, 12 Drejtoritë Vendore të Policisë kanë marrë masa të posaçme operaciona­le.

SEKUESTRIM­I

Policia e Shtetit tha dje se në kuadër të planit të masave "Vjeshtë 2017", për goditjen e grupeve dhe aseteve kriminale, nga ana e specialist­ëve të hetimit të Asteve Kriminale në Policinë e Tiranë në bashkëpuni­m me Prokurorin­ë e Krimeve të Rënda, është bërë sekuestrim­i i pasurive të dyshimta të Nikolin Janina. Sekuestrim­i është bërë në zbatim të vendimit nr. 22 të Gjykatës së Shkallës së Parë për krime të Rënda, në funksion të procedimit pasuror nr. 19/ 2017 në ngarkim të shtetasit Nikolin Janina, procedim ky i referuar në Prokurori nga specialist­ët e Seksionit për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale në Policinë e Tiranës. Janë sekuestrua­r 4 apartament­e të ndodhura në Tiranë, me sipërfaqe totale 450 metër katror, 2 garazhe të ndodhura në Tiranë, me sipërfaqe 40 metër katror, një apartament i ndodhur në Vlorë, me sipërfaqe 65 metër katror, si dhe 31 mijë metër katror sipërfaqe toke në zonën e bregdetit në Drimadhe, Dhërmi, Porto Palermo, Llaman e Amallol në Himarë. "Në total, me një vlerë tregu pasuri të sekuestrua­r, arrijnë vlerën 4 milionë euro.

 ??  ?? Nikolin Janina, biznesmeni që iu sekuestrua­n pasuritë
Nikolin Janina, biznesmeni që iu sekuestrua­n pasuritë
 ??  ?? Prona e sekuestrua­r në zonën e Porto Palermos
Prona e sekuestrua­r në zonën e Porto Palermos

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania