Panorama (Albania)

Këshilli Bashkiak në Bulqizë drejt shkrirjes, dështojnë tri mbledhje

-

Kryesore edhe në këtë mbledhje ishte miratimi i ndihmës ekonomike për familjet e varfra të Bulqizës, Martaneshi­t, Gjoricës, Ostrenit, Trebishtit, Shupenzës, Fushë Bulqizës dhe Zerqanit

BULQIZE- Dështon për herë të tretë radhazi mbledhja e Këshillit të Bashkisë Bulqizë. Shkak për këtë është bërë mungesa e kuorumit të anëtarëve të këshillit, përfaqësue­s të subjekteve të ndryshme politike. Mbledhja ishte parashikua­r të niste në orën 11: 00, por në sallë, nga 21 këshilltar­ë që ka gjithsej ky këshill, ishin të pranishëm vetëm 9 prej tyre. Kuorumi i nevojshëm për zhvillimin e mbledhjeve është 11 anëtarë. Zyrtarë të Bashkisë Bulqizë thanë se kur dështojnë tri mbledhje radhazi të Këshillit Bashkiak, atëherë atë e thërret Prefekti i Qarkut. Në mbledhjet e Këshillit të Bashkisë ka munguar për të disatën herë radhazi edhe vetë kryetari i bashkisë, Melaim Damzi. Kryesore edhe në këtë mbledhje ishte miratimi i ndihmës ekonomike për familjet e varfra të Bulqizës, Martaneshi­t, Gjoricës, Ostrenit, Trebishtit, Shupenzës, Fushë Bulqizës dhe Zerqanit. Tashmë banorët duhet të presin sërish zhvillimin e mbledhjes së ardhshme që ata të kenë mundësi të marrin ndihmat ekonomike. Ndihma, të cilat ndonëse janë në vlera minimale, sërish janë të domosdoshm­e për banorët e këtyre zonave pasi nuk kanë burim tjetër të ardhurash. Ditën e djeshme, nëntë këshilltar­ët e pranishëm të Këshillit Bashkiak pritën për afro një orë që të formohej kuorumi i nevojshëm, por më pas edhe ata u larguan. Do të jetë prefekti i Dibrës, Ardit Kaja ai që do të thërrasë mbledhjen e Këshillit të Bashkisë Bulqizë. Në rast se mbledhja do të dështojë përsëri, atëherë ka gjasa të kërkohen votime për zgjedhjen e Këshillit Bashki- ak në këtë njësi vendore. Nuk ka të dhëna nëse mungesa e anëtarëve është për shkak të ndonjë përplasje politike, apo thjesht një papërgjegj­shmëri e tyre ndaj qytetarëve që i votuan. Mjaft prej anëtarëve të këtij këshilli u përkasin partive të vogla.

 ??  ?? Salla bosh e Këshillit Bashkiak në Bulqizë
Salla bosh e Këshillit Bashkiak në Bulqizë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania