Panorama (Albania)

Sulmi terrorist në Londër, kapet refugjati 18- vjeçar

Familja që e mbante kishin marrë medalje nga Mbretëresh­a

-

Policia britanike ka arrestuar një 18vjeçar në lidhje me sulmin terrorist në një tren në Londër gjatë ditës së premte, ku mbetën të plagosur 22 njerëz.

Arrestimi u bë të shtunën në mëngjes në Dover, ku 18- vjeçari me sa duket po tentonte të largohej nga Britania. Hetimet po vazhdojnë ende, por nga policia londineze ky arrestim është cilësuar i rëndësishë­m. Policia britanike bastisi një shtëpi në Surrey, në orën 2 të mëngjesit të së shtunës, në lidhje me bombën në "Parsons Green". Shtëpia i përkiste një çifti të moshuarish që kishin marrë çmim nga Mbretëresh­a për kujdesin ndaj qindra fëmijëve. Penelope Jones, 71 vjeç dhe bashkëshor­ti i saj Ronald, 88 vjeç kanë rritur 268 fëmijë të birësuar. Çifti kanë jetuar në atë zonë prej dekadash dhe ishin me reputacion shumë të mirë mes banorëve të tjerë, sipas mediave lokale. I riu, i arrestuar në lidhje me sulmin terrorist të së premtes, ishte një fëmijë refugjat problemati­k, sipas fqinjëve. Ata thanë se në oborrin e shtëpisë kishin gjetur eksplozivë, edhe pse kjo nuk është konfirmuar nga Policia. Rreth 60 banorë të zonës janë evakuuar kur është bastisur shtëpia. Nuk besohet se të moshuarit e dinin se çfarë po ndodhte me të riun për të cilin ata kujdeseshi­n, apo çfarë bënte ai në pronën e tyre. GJURMOHEJ NGA

POLICIA Presidenti amerikan Donald Trump ka ofruar ndihmën e tij për Mbretërinë e Bashkuar në luftën kundër terrorizmi­t, duke theksuar se personi që dyshohet se ka kryer sulmin në Londër ishte nën radarin e agjentëve të "Scotland Yard". Por autoritete­t britanike nuk janë prononcuar në lidhje me këtë deklaratë. Ata nuk kanë pohuar dhe as mohuar se i dyshuari mund të ishte i gjurmuar nga Policia, dhe nëse është kështu, ky do të ishte një dështim i madh për rendin britanik. Sekretarja e Brendshme britanike, Amber Rudd tha të shtunën se "Nuk ka dyshim se ky ishte IED serioz ( pajisje e improvizua­r shpërthyes­e) ... dhe ne na duhet të sigurohemi se do të marrim të gjitha masat për të siguruar se materialet që ka përdorur ky njeri, të bëhen gjithnjë e më të vështira për t'u kombinuar", tha Rudd. Dover, rreth 80 milje në juglindje të Londrës, është një qytet- port që ka lidhje hekurudhor­e të rregullta me Francën. I dyshuari është arrestuar në lidhje me Aktin e Terrorizmi­t. ISIS ka marrë përgjegjës­inë për këtë akt, por nuk ka prova që mund ta vërtetojnë këtë. INCIDENTI TJETËR Një bombë, e cila kishte shpërthyer të martën jashtë një kafeneje në Mançester ishte e mbushur me gozhdë dhe vida. Ajo ishte lënën poshtë qepenave të "The Lounge in Pendleton", Salford, dhe shpërthimi saj ka dëmtuar qepenat, tendat dhe dritaret e kafenesë. Shpërthimi ndodhi pak ditë pasi një makinë u hodh në erë në një tjetër zonë të Mançesteri­t dhe Policia beson se të dy incidentet mund të kenë lidhje. Mjekoligjo­rët janë ende duke u marrë me të dhënat e ngjarjeve. Katër persona janë arrestuar në lidhje më këtë ngjarje. Policia nuk e ka etiketuar ende këtë ngjarje si terrorizëm, por hetimet vazhdojnë. Stili i bombave me gozhdë deri tani është përdorur nga ushtarët e ISIS.

 ??  ?? Ronald e Penelope Jones duke marrë çmimin nga Mbretëresh­a në 2009
Ronald e Penelope Jones duke marrë çmimin nga Mbretëresh­a në 2009
 ??  ?? Pajisja eksplozve e improvuar që shpërtheu në tren të premten
Pajisja eksplozve e improvuar që shpërtheu në tren të premten

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania