Panorama (Albania)

Lirohet polici, në SHBA rinisin protestat antiracist­e

-

Qindra njerëz që protestoni­n për lirimin e një ish- oficeri të bardhë të St Louis, i cili kishte vrarë një të ri me ngjyrë, marshuan për disa orë në demonstrat­a, që mbetën paqësore deri kur u thye një dritare në shtëpinë e kryetarit të bashkisë. Përshkallë­zimi i tensioneve bëri që Policia të përdorte gaz lotsjellës për të shpërndarë turmat. Prej disa javësh, aktivistët po kërcënonin për trazira civile nëse Jason Stockley nuk dënohej për vrasjen e Anthony Lamar Smith në vitin 2011, duke bërë që autoritete­t të ndërmarrin masa paraprake. Me protestat e mëdha që pasuan vrasjen e Michael Brown në Fergusonin, pranë St Louis në vitin 2014, u ngritën barrikada rreth selisë së policisë dhe gjykatës, në pritje të aktgjykimi­t. Me gjykatësin që e liroi Stockley nga akuza për vrasje të shkallës së parë, nis protesta nga një turmë njerëzish të racave të ndryshme, disa prej të cilëve mbanin armë të blera ligjërisht dhe të tjerë që kishin marrë fëmijët me vete dhe tundnin posterat kundër dhunës raciste në Misuri. Protestues­it janë ndeshur me policinë, gjë që çoi në arrestimin e 13 personave. Raportohet se 4 oficerë mbetën të plagosur nga kjo përplasje. Vendimi i së premtes, i dhënë 5 javë pas përfundimi­t të një gjyqi pa juri, shpalli oficerin 36vjeçar Jason Stockley jo fajtor për vrasje të shkallës së parë, ku 24- vjeçari afro- amerikan, Anthony Lamar Smith, mbeti i vdekur. Smith u qëllua 5 herë në makinën e tij, pasi ai u përpoq të arratisej nga oficeri Stockley dhe kolegu i tij në 20 dhjetor 2011, me pretendimi­n se ai ishte përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania