Panorama (Albania)

Kina po krijon fakte të kryera në Ballkan

- MICHAEL MARTENS *

Ballkani nuk ka emër të mirë tek europianët e tjerë, që e lidhin me konflikte etnike, korrupsion, varfëri dhe të gjitha llojet e të këqijave të tjera. Shpesh, këto janë stereotipa që nuk u përgjigjen realitetev­e të Europës Juglindore. Megjithatë, jo çdo imazh negativ i Ballkanit është një karikaturë keqdashëse. Mungesa e pavarësisë së mediave në shumë vende të rajonit, pavarësish­t se cila qeveri është në pushtet dhe manipulon opinionin publik, është për shembull, jo një stereotip, por një dukuri e përditshme.

Një fakt tjetër që lidhet me Ballkanin janë shtetet e tij të vogla. Mali i Zi p. sh. nuk ka as një të pestën e banorëve të Berlinit. Por të vogla janë edhe Estonia, Luksemburg­u apo Finlanda. Dhe problemi me shtetet e Ballkanit nuk është se janë të vogla, por se janë të dobëta ekonomikis­ht. Rëndësia e pakët politike dhe ekonomike si dhe pozicioni i tyre midis Rusisë, Turqisë dhe Evropës së pasur Veriperënd­imore e bën rajonin të prekshëm ndaj përpjekjev­e për manipulim. Shumë është shkruar tashmë për manovrat e Rusisë për të trazuar gjendjen aty, ose për rikthimin e Turqisë në Ballkan.

NDIKIMI NË RRITJE I KINËS Një studim i ri hedh dritë tani për një fakt tjetër, që deri tani qe anashkalua­r: jo fshehurazi, por pa zhurmë, Kina është bërë një investitor i rëndësishë­m në Europën Juglindore. Ekonomisti gjerman Jens Bastian, i cili jeton në Athinë, analizoi për disa muaj, i ngarkuar nga “Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim”, angazhimin ekonomik të kompanive kineze në Ballkan. Dhe edhe pse ai paralajmër­on që të mos bëhet panik, Bastian, gjithashtu thekson ndikimin e shpejtë ekonomik të Kinës në rajon dhe shtron pyetjen për dimensioni­n politik të këtij ndikimi.

Ndër të tjera, ai paralajmër­on që Ballkani mund të bëhet gjithnjë e më i varur politikish­t nga Pekini përmes kredive të bankave kineze. INVESTIME NË INFRASTRUK­TURË Për vite, Kina ka investuar në infrastruk­turën e transporti­t, veçanërish­t te portet, rrugët dhe rrjetet hekurudhor­e, në vendet e Europës Juglindore. Shembulli më i famshëm është porti i Pireut. Ky po përjeton një bum qëkurse sipërmarrj­a kineze “Cosco Pacific” siguroi në vitin 2009 koncesioni­n për kalatat e kontejnerë­ve për 35 vjet. Greqisë kjo i sjell vende të reja pune. Dhe në Greqi, gjatë dhjetë vjetëve të fundit, nuk ka pasur ndonjë investim tjetër që të ketë qenë më i rëndësishë­m.

Në Serbi me paratë kineze po ndërtohet një linjë hekurudhor­e mes Beogradit dhe Budapestit si dhe një autostradë. Zakonisht bankat kineze i miratojnë kreditë për projekte të mëdha ndërtimi, nëse kredimarrë­si ngarkon me zbatimin e projektit një sipërmarrj­e kineze dhe punëson punëtorë kinezë. Kjo do të thotë që ekonomisht prej kredive përfiton kryesisht vetë Kina, si p. sh. në rastin e urës së Danubit në Beograd që përfundoi në vitin 2014. Serbia mori një kredi prej 260 milionë eurosh nga një bankë kineze, por ajo u ndërtua nga një sipërmarrj­e kineze. KOLONI KINEZE PARA PORTAVE TË

BE- SË? A po kërcënon kështu rreziku që rajoni të shndërrohe­t në një koloni kineze para portave të BE- së? Jo, kjo është e ekzagjerua­r. Studimi i balancuar paralajmër­on me të drejtë kundër alarmizmit. Aktualisht, BE- ja dhe fqinjët e saj mbeten deri tani partneri më i rëndësishë­m për Ballkanin. Investimet dhe kreditë kineze janë vetëm një shtesë e mirëpritur dhe shpesh e dobishme, si p. sh. Porti i Pireut. Por avancimi kinez në Ballkan, gjithashtu tregon se, nëse BE- ja nuk është e interesuar për rajonin, atëherë këtë do ta bëjnë të tjerët. Nga ana tjetër, nuk ka asnjë vend tjetër në botë ku BE- ja të merret kaq seriozisht sa në Sarajevë, Tiranë, Beograd apo Shkup. Nëse BE- ja ka ndikim diku jashtë vendit dhe mund të arrijë diçka, atëherë në Ballkan, BE- ja thjesht duhet ta dojë këtë. “Frankfurte­r Allgemeine Zeitung”

DW

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania