Panorama (Albania)

Flamurtari përmbys Lushnjën me tripletë

-

Flamurtari ka siguruar trepikëshi­n e parë në këtë sezon futbollist­ik në stadiumin "Adush Muça" të Ballshit, përballë Lushnjës. Edhe pse një ndeshje e nisur jo në mënyrën më të mirë të mundshme nga të besuarit e Shpëtim Duros, që e gjetën veten në disavantaz­h dhe me një lojtar më pak, vlonjatët reaguan dhe shënuan plot tri herë në portën e Bejtes. Skuadra e Banos kaloi e para në avantazh, por gabimet në mbrojtje dhe mungesa e forcës në sulm bënë që myzeqarët të pësojnë humbjen e dytë rresht. Lushnja mbrohet mirë dhe shpresat për të marrë një rezultat pozitiv ia shton dalja me karton të kuq e Bicajt, i cili, pasi afrohet te një prej lojtarëve kundërshta­rë që ishte i shtrirë në tokë, ofendon nëpër dhëmbë mu para syve të gjyqtarit. Ky i fundit i nxjerr kartonin e kuq dhe këtu duket se gjërat për të besuarit e Duros vështirëso­hen. Duke shfrytëzua­r momentin jo të mirë të vlonjatëve, myzeqarët hidhen në sulm. Minuta e 31të dhe Nurkoviç nuk kontrollon si duhet një krosim në zonën e tij dhe topi shkon te Gava, edhe pas një tentative të pasuksessh­me të Pepës me kokë. Lojtari gjuan rrafsh me tokën dhe shënon. Lushnja feston, ndërsa Duro nuk u beson syve. Gjithsesi, Flamurtari nuk dorëzohet. Shtatë minuta më pas, Musta nga këndi hedh një top në zonën lushnjare dhe pas një rrëmuje në zonë, Alvesh gjuan saktë dhe vendos baraspeshë­n. Dy minuta nga fundi i kësaj pjese, Alvesh kombinohet bukur me Bushiçin në zonën kundërshta­re dhe mposht për herë të dytë Bejten. 45minutësh­i i dytë nuk do të ketë shumë histori, edhe pse Bano mundohet të motivojë lojtarët e tij. Flamurtari kontrollon takimin dhe përpjekjet e Lushnjës për të barazuar janë kryesisht me goditje nga distanca, që rezultojnë të pasakta. Për të mbyllur takimin, do të mendojë Musta, i cili në të 76- n, pas një kombinimi me Bushiçin përballë Bejtes, nuk gabon dhe i çon shifrat në 3- 1.

 ??  ?? Foto nga ndeshja Flamurtari- Lushnja
Foto nga ndeshja Flamurtari- Lushnja

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania