Panorama (Albania)

Nipi i Prek Calit: Kullën nuk e shembi as Partia e Punës

-

Nipi i Prek Calit, përmes një reagimi për mediat, ka kërkuar që ngjarja që po ndodh me kullën e dajës së tij të mos përdoret politikish­t. Ndonëse në moshë të thyer, 83- vjeçari Ndue Dreshaj, i cili është djali i vajzës Prek Calit, shfajëson Bashkinë e Malësisë së Madhe nga përgjegjës­ia e prishjes së kullës historike të dajës së tij. “Sipas informacio­neve që kam marrë në fillim të muajit gusht 2017 nga banorët e Vermoshit, më është thënë që disa persona kanë prishur kullën e dajës tim, Prek Calit. Unë menjëherë kam dalë në Vermosh dhe e kam verifikuar këtë informacio­n, ku më rezultoi i vërtetë. Disa persona kanë prishur kullën e dajës tim, Prek Calit, me një fadromë private, si dhe kishin filluar ndërtimin e një objekti të ri. Kryetari i Bashkisë së Malësisë së Madhe, Tonin Marinaj, më ësh- të deklaruar gojarisht që asnjë subjekt fizik apo juridik nuk ka marrë leje për të ndërhyrë, qoftë në prishjen apo ndërtimin e kësaj kulle. Këtë kullë me vlera historike, as sistemi diktatoria­l i Partisë së Punës, pavarësish­t se e ka përdorur për qëllime të tjera ekonomike. ajo nuk ka marrë asnjëherë tentativë për ta rrënuar këtë kullë, siç e rrënuan disa persona të papërgjegj­shëm dhe të paautorizu­ar nga ana e familjes sonë e, aq më tepër, që po kërkojnë ta përdorin politikish­t”, shprehet nipi i Prek Calit, i cili është edhe personi më i afërt i heroit. 83-vjeçari Ndue Dreshaj ka kërkuar nga organet kompetente të vënë para përgjegjës­isë personat që prishën kullën e dajës së tij.

 ??  ?? Kulla e Prek Calit
Kulla e Prek Calit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania