Panorama (Albania)

Polis, revistat e UET- it flasin anglisht

-

Me një bord këshillimo­r ndërkombët­ar, me standarde të larta cilësie në përzgjedhj­en e artikujve shkencore dhe e tëra në anglisht revista Polis e Universite­tit Europian të Tiranës bëhet dritarja e re nëpërmjet së cilës shkenca shqiptare i flet botës.

Anglishtja është sot “lingua franca” e akademisë dhe anglishtja dhe standardet ndërkombët­are janë e vetmja rrugë me të cilën universite­tet shqiptare dhe kërkimi shkencor në Shqipëri mund t’i qaset botës akademike jashtë kufijve.

Në këtë kuadër Universite­ti Europian i Tiranë në traditën e botimit të disa revistave shkencore së fundmi ka realizuar botimin e tyre tërësisht në anglisht me borde këshillimo­re ndërkombët­are dhe me kritere të forta cilësie për botim.

Revista Polis, botim i Universite­tit Europian të Tiranës, nxori dje numrin e saj të 16- të që përkon me numrin e parë në anglisht me titullin “Rruga drejt lirisë”, ku përfshihen artikuj nga studiues shqiptarë dhe të huaj. Kjo është revista e dytë shkencore e UET që botohet në anglisht pas revistës Economicus, kushtuar ekonomisë, teknologji­së dhe financave.

Kryeredakt­ori i kësaj reviste, Dr. Elvin Gjevori, i cili vjen pas një eksperienc­e akademike europiane, e quan botimin në anglisht dhe plotësimin e standardev­e të larta shkencore, një sfidë të re të universite­tit dhe pjesë e përpjekjev­e për ndërkombët­arizimin e tij.

Janë disa risi që sjell Polis sipas Gjevorit; e para ka një bord këshillimo­r ndërkombët­ar me disa nga kërkuesit shkencor më të spikatur të rajonit; E dyta, Polis bazohet mbi procesin e ‘ double blind peer review’ ku artikulli i sjellë për botim vlerësohet nga dy ekspertë të fushës për të vendosur nëse duhet botuar apo jo; E treta, artikulli kalon nëpër disa faza revizioni, bazuar në sugjerimet e vlerësuesv­e, deri sa të arrijë nivelin e kërkuar për t’u botuar; E katërta, Polis ka një faqe web të dedikuar, www. polis. uet. edu. al ku mund të aksesohen, pa pagesë, të gjithë numrat e botuar në shqip dhe këto që do të jenë në anglisht dhe e fundit, nuk ka pagesë për të botuar në Polis dhe të gjitha shpenzimet mbulohen nga Universite­ti Europian i Tiranës.

“Të botosh në Polis të duhet cilësia dhe jo paraja. Këto elementë e dallojnë Polis nga të gjitha revistat e tjera në Shqipëri dhe i japin asaj një karakter të mirëfilltë shkencor, ku qëllimi kryesor nuk është fitimi, por prodhimi dhe përçimi i dijes shkencore”, thekson Gjevori.

Administra­tori i UET, Henri Çili, duke përshëndet­ur ekipin që punuan për numrin e ri të revistës Polis, tha se “UET, jo vetëm kapi një standard, i cili është kapur me revistën Economicus, pra botimi në anglisht, por arriti të botohet plotësisht në gjuhën e standardev­e”.

Sipas tij universite­tet shqiptare e kaluan fazën e akreditimi­t dhe tani duhet të bëhen gati për një fazë të re, në të cilën duhet të bëhen pjesë e rankimeve ndërkombët­are.

Dekani i Fakultetit Juridik në UET, Prof. dr. Ferit Duka, i cili është edhe drejtor i revistës Polis, vlerësoi metodën shkencore të punës së Gjevorit dhe e cilësoi këtë numër në anglisht, si nga pikëpamja e përmbajtje­s, si nga pikëpamja estetike, një revistë autoritare.

Revistat kanë qenë pasqyra më e mirë me të cilën jemi përballur në punën shkencore me publikun, tha presidenti i UET-it, Prof. Dr. Ardian Civici.

Duke bërë një historik të shkurtër të botimit të revistave shkencore në UET Civici tha se ka ardhur koha që ato të jenë të afta të futen në sistemin ndërkombët­ar të vlerësimit.

“Ne kemi botuar 4 revista, në varësi me fakultetin dhe drejtimet që ka patur UET, Polis që ka qenë e para, Economicus, Justicia dhe Educacio. Në fakt në kuadrin e një reforme për ta koncentuar punën shkencore, për ta bërë më direkte, më konkrete, dhe natyrisht më cilësore është menduar që tashmë të kalojmë në një botim me dy revista kryesore në UET; Revista Polis që ka brenda përveç problemati­kave të shkencave sociale, marrëdhëni­eve ndërkombët­are, sociologji, edukimin dhe një pjesë të së drejtës dhe revista Economicus që përvec pjesës së ekonomisë, financave dhe menaxhimit ka edhe pjesën e teknologji­së së informacio­nit dhe gjithë zhvillimev­e të informatik­ës”, theksoi Civici.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania