Panorama (Albania)

Kim Jong- un: Qëllimi ynë, të ekuilibroj­më forcën me SHBA- të

-

Kim Jong- Un ka festuar për nisjen e fundit të raketave të vendit të tij, duke deklaruar se synon të arrijë një ekuilibër të forcës ushtarake me Shtetet e Bashkuara. Lideri koreano- verior u shfaq duke qeshur kur vëzhgonte se raketa fluturoi nga një lançues i lëvizshëm, në fotot e publikuara nga agjencia zyrtare KCNA. I rrethuar nga disa zyrtarë të lartë, ai tha se "Qëllimi ynë përfundimt­ar është të vendosim ekuilibrin e forcës reale me SHBA dhe të bëjmë që sundimtarë­t në SHBA të mos guxojnë të flasin për opsionin ushtarak". Efikasitet­i dhe besueshmër­ia luftarake e ' Hwasong- 12' u verifikua tërësisht. Koreja e Veriut ka nisur dhjetëra rake- ta nën udhëheqjen e Kim, duke ndjekur një program të dizajnuar për t'i dhënë asaj mundësinë për të synuar SHBA- të me një raketë bërthamore. Pas hedhjes së raketës së fundit të premten, Këshilltar­i i Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, H. R. McMaster, tha se SHBA- ve po i mbaronte durimi me Korenë e Veriut. "Për ata ... që kanë komentuar mungesën e një opsioni ushtarak, ta dinë se ekziston një opsion ushtarak", tha McMaster. Të premten, Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara e dënoi nisjen e raketave si akt shumë pro- vokativ nga Koreja e Veriut. OKB i ka shtuar tashmë sanksionet kundër Koresë së Veriut, pas testimit të raketës, më 3 shtator. Ambasadori i SHBA në Kombet e Bashkuara, Nikki Haley, i bëri jehonë retorikës së fortë të McMaster. "Ajo që po shohim është se ata po vazhdojnë të jenë provokues, vazhdojnë të jenë të pakujdessh­ëm dhe në këtë pikë nuk ka shumë që Këshilli i Sigurimit do të jetë në gjendje të bëjë nga këtu, kur ju keni shkurtuar 90 për qind të tregtisë dhe 30 për qind të naftës", tha ajo. Raketa e testit të fundit të Koresë së Veriut fluturoi mbi Hokkaido në Japon- inë veriore të premten dhe ra në Paqësor, rreth 1,240 milje në lindje, sipas Qeverisë japoneze. Raketa ka udhëtuar 2300 milje në total, sipas ushtrisë së Koresë së Jugut, mjaftueshë­m sa për të arritur në territorin amerikan Guam, në Paqësor, të cilin Veriu e ka kërcënuar më parë.

 ??  ?? Kim Jong- un gjatë hedhjes së raketës të premten
Kim Jong- un gjatë hedhjes së raketës të premten

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania