Panorama (Albania)

Shtatë këshilla për Forcat e Armatosura

Qeveria duhet të kuptojë se FA- të nuk mund të vihen në shërbim të çdo urdhri të qeverisë, por të atyre që janë përcaktuar në misionin e tyre. Ato ndërhyjnë vetëm në rastin e emergjenca­ve, kur janë ezauruar të gjitha kapacitete­t e tjera shtetërore. FA- të

- FATMIR MEDIU

me deklarime butaforike. Duke u uruar suksese FA- ve për këtë takim dhe garantuar mbështetje­n për to, mendoj se është e rëndësishm­e që politika, pa dallim, të marrë një qëndrim të drejtë si vend anëtar i NATO- s.

Ky takim kërkon një reflektim me përgjegjës­i për FA- të e vendit tonë, si vend anëtar i NATO- s.

Së pari: është e papranuesh­me që buxheti i mbrojtjes të jetë në minimumin historik, nën 1%, në kundërshti­m me vendimin e Parlamenti­t dhe angazhimin në samitet e fundit të NATO- s.

Së dyti: kërcënimet nuk janë më thjesht siç i ka paraqitur qeveria në programin e saj, por shumë më hibride dhe kjo kërkon një strategji të re të mbrojtjes, mbështetur nga Pentagoni, mbas një "defense reviee" të domosdoshm­e.

Së treti: kërcënimet më reale për vendin tonë janë influencat e reja dhe historike gjeopoliti­ke në Ballkan, si dhe kërcënimi terrorist.

Së katërti: Demagogjia dhe deklarimet boshe politike duhet të zëvendësoh­en me një analizë të plotë në Këshillin e Sigurisë Kombëtare për aleancat që po përvijohen ndërmjet vendeve të Ballkanit me Rusinë, të cilat janë një problem serioz që kërkon një gjykim të kthjellët të marrëdhëni­eve tona rajonale.

Së pesti: FA- të duhet të tejkalojnë pjesëmarrj­en në misione si Forcë ruajtëse "Protection" të njësive të ushtrive të vendeve të tjera në mision, por të zhvillojnë kapacitete në përputhje me standardet e NATO- s.

Së gjashti: Qeveria duhet të kuptojë se FAtë nuk mund të vihen në shërbim të çdo urdhri të qeverisë, por të atyre që janë përcaktuar në misionin e tyre.

Ato ndërhyjnë vetëm në rastin e emergjenca­ve, kur janë ezauruar të gjitha kapacitete­t e tjera shtetërore.

FA- të nuk mund të shndërrohe­n në shërbimin komunal të qeverisë.

Së shtati: Është nevojë urgjente, miratimi i një ligji për organizmin dhe funksionim­in e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, i cili drejtohet nga Presidenti.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania