Panorama (Albania)

Tirana e nis me fitore, tifozët kthehen me protesta

Ultrasit kundër presidenti­t, akuza, ironi e thirrje ofenduese

-

Tirana e ka mbyllur me fitore ndeshjen e saj të parë historike në Kategorinë e Parë.

Në stadiumin "Selman Stërmasi" ku nuk mungonin tifozët bardheblu, ekipi i drejtuar nga Ze Maria ka fituar me shifrat 1- 0 ndaj Ilirisë. Megjithatë, skuadra kryeqyteta­se nuk ishte aq dominuese sa pritej, duke llogaritur pretendime­t e saj, ndërsa vazhdoi të shfaqte problemet e zakonshme në finalizimi­n e aksioneve sulmuese. Sentamu dhe Greca krijuan disa raste për shënim në pjesën e parë, por pa arritur ta dërgonin topin në rrjetë. Ze Maria hodhi të gjithë skuadrën në sulm, pasi aktivizoi edhe Ngoo me Qilimin që në fillimin e pjesës së dytë, por përsëri ekipi e kishte të vështirë të shënonte, ndonëse kishte zotërimin thuajse të plotë të topit. Për të shmangur një barazim të bujshëm mendoi Maveje, i cili në minutën e 80të, me një gjuajtje perfekte nga

jashtë zonës, dërgoi topin në rrjetë për t'i dhënë suksesin minimal 1- 0 skuadrës së tij në këtë ndeshje debutuese në rrugëtimin në Kategorinë e Parë.

Tifozët - Grupimi "Tirona Fanatics" është kthyer dje në tribunat e stadiumit "Selman Stërmasi", por me sa duket nuk do të ndalin së kontestuar­i presidenti­n Refik Halili. Kjo u pa qartësisht që në minutat e para të ndeshjes kundër Ilirisë, ku mbështetës­it e Tiranës shpalosën që në fillim një parullë të madhe kundër tij. "Koha jote mbaroi" ishte parulla që ka qëndruar gjatë gjithë ndeshjes në tribunën ku pozicionoh­en "Tirona Fanatics". "Histori e deformuar, president i dështuar", ishte mesazhi. "Mbi Tiron, për ne veç Zoti. Faji s'ngeli jetim, ai është i joti", ishte një tjetër parullë që u shpalos në tribunë. Më pas është shpalosur një tjetër parullë thumbuese në adresë të presidenti­t të bardhebluv­e, duke ironizuar me të. "Këngëtar- stonon, ndërtues- mashtron, president- dështon. Gjeje kush është?!", shkruhej në parullën që i kushtohej Halilit.

 ??  ?? '' Koha jote mbaroi'', banderola e tifozëve ultras të Tiranës drejtuar presidenti­t Refik Halili
'' Koha jote mbaroi'', banderola e tifozëve ultras të Tiranës drejtuar presidenti­t Refik Halili
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania