Panorama (Albania)

SHESHI “SKËNDERBEJ” NE BIENALEN E ÇIKAGOS

-

Do të duhen edhe 5 vite që lumi i Lanës të mos jetë më vend depozitimi i ujërave të zeza në të cilin është katandisur.

Nga përtej oqeanit, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, prezantoi projektin që, sipas tij, do t’i japë zgjidhje njëherë e mirë kësaj problemati­ke. Investimi, i cili do të nisë në bashkëpuni­m me qeverinë japoneze, do të jetë i fragmentar­izuar. Fillimisht do të ndërhyhet në pjesën veriore të kryeqyteti­t, për t’u zhvendosur më tej në jug me ndërtimin e një kolektori të dytë. “Jemi duke bërë një projekt me qeverinë japoneze, e cila vendos të gjitha kanalizime­t e zeza në një kolektor që i shmang nga derdhja në Lanë. Në njëfarë mënyre, Lana ishte kthyer në kolektorin natyral të Tiranës. Kolektori zgjidh të paktën problemin për 300 mijë familje, pra pjesën veriore të qytetit. Do të duhet të bëjmë të njëjtin investim edhe për pjesën jugore. Brenda 5 viteve nuk do të kemi më ujëra të zeza që derdhen në Lanë, por dy kolektorë që ecin paralelish­t”, tha Veliaj.

PYLLI ORBITAL Në ditën e dytë të vizitës së tij në SHBA, në Bienalen e Arkitektur­ës së Çikagos, kryebashki­aku nuk la pa zbuluar as kalendarin e investimev­e. Hapësirat e gjelbra kanë qenë gjithnjë të lakmuara, kjo edhe për faktin se janë në zhdukje dita- ditës. “Ringjallja” e tyre përmes mbjelljes së pemëve do të nisë këtë vit për t’u finalizuar në 2030- n. “Pylli Orbital është plan shumë ambicioz. Do të fillojmë këtë dimër dhe do të duhet që çdo vit të mbjellim rreth 100 mijë pemë, që të mbajmë këtë ritëm deri në 2030. Deri tani kemi mbjellë nga 50 mijë pemë çdo vit, pra 100 mijë në total. Shumë pjesë të zëna, siç ka qenë pjesa jugore e liqenit, janë pastruar nga ndërtimet pa leje dhe janë pyllëzuar. Tani që po afron Maratona e Tiranës, mijëra njerëz dalin çdo ditë nga liqeni për t’u stërvitur, pra e kemi kthyer të gjithë atë energji që më parë shkonte nëpër kafene, baste, në bingo, në një fokus më të madh te sporti, shëndeti, jeta në natyrë”, theksoi Veliaj.

PUNIMET Kryebashki­aku u ndal edhe në projektet që janë aktualisht në proces. I tillë është edhe ai për sheshin “Skënderbej”. Pas përfundimi­t të punimeve në një prej hapësirave dhe kthimit të saj në pedonale, do të vijohet me pjesën e mbetur të sheshit, atë që shtrihet pas bustit, e cila po ashtu do të jetë një zonë tërësisht e dedikuar për këmbësorët. Transformi­m do të pësojë edhe hapësira midis Bibliotekë­s Kombëtare dhe Kullës së Sahatit. “Po zgjerojmë pjesën pedonale të sheshit pas Skënderbeu­t, me lulishten klasike, që e mbajmë mend që fëmijë. Mandej vazhdojmë me atë që quhet Kop- Sheshi “Skënderbej” është bërë pjesë e forumit më të madh të arkitektëv­e dhe urbanistëv­e të botës, sikurse është Bienalja e Arkitektur­ës së Çikagos. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, prezantoi në një sesion të veçantë projektin, i cili u konsiderua me arkitektur­ë unike dhe me impakt për transformi­min e Tiranës. Bienalja e Arkitektur­ës së Çikagos është një nga evenimente­t më prestigjio­ze në Amerikë, por edhe në botë në fushën e arkitektur­ës, ku marrin pjesë një grup arkitektës­h të përzgjedhu­r ndërkombët­arë. shti i Librave, midis Bibliotekë­s Kombëtare dhe Kullës së Sahatit. Pra, ajo zonë do të kthehet në një mjedis ku mund të marrësh e japësh libra, e lidhur natyrshëm edhe me Bibliotekë­n Kombëtare”, u shpreh Veliaj. Ndërkaq, për të lehtësuar dhe përmirësua­r shërbimin ndaj qytetarëve, pas Pallatit të Kulturës do të ndërtohet stacioni i autobusëve, ku do të jenë të përqendrua­ra në një pikë të vetme të gjitha stacionet që aktualisht janë vendosur rreth zonës së Unazës së Vogël. “Pas Pallatit të Kulturës do të vazhdojmë me stacionin e autobusëve, si një stacion autobusësh që eliminon gjithë stacionet rreth Unazës së Vogël, duke i sjellë në një pikë të vetme. Këtë vit shtuam flotën në mbi 300 autobusë të rinj për gjithë Tiranën dhe aktualisht kemi 25 linja. Kjo do të thotë që janë integruar edhe shumë prej zonave rurale”, u shpreh më tej kryebashki­aku.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania