Panorama (Albania)

Policia rrugore arreston 5 shoferë në vetëm 24 orë

-

TIRANE – Pesë drejtues mjetesh janë arrestuar gjatë 24 orëve të fundit nga Policia e Tiranës për shkelje të ndryshme. “Rreth orës 01: 00, u arrestua në flagrancë shtetasi M. P., vjeç 50, banues në Tiranë, i dënuar, sepse rreth orës 22: 10, në Rrugën e Barrikadav­e, duke drejtuar me leje drejtimi mjetin tip ‘ Benz’, ka aksidentua­r këmbësorin Sh. D., vjeç 68, banues në Shkodër, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve”, tha Policia. Sipas saj, u arrestua në flagrancë shtetasi A. Xh., 30 vjeç, banues në Tiranë, pasi rreth orës 03: 00, në rrugën “Ferit Xhajko”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Volkswagen”. Policia bën me dije se në orën 03: 00 u arrestua në flagrancë shtetasi O. F., vjeç 26, banues në Tiranë, pasi rreth orës 00: 30, në rrugën e “Freskut”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Renault”. Te “Kodra e Diellit”, shtetasi P. M., vjeç 59, banues në Tiranë, duke drejtuar mjetin tip “Benz” ( duke ndezur sinjalin për t’u futur djathtas) ka aksidentua­r këmbësorin Th. P., vjeç 53, banues në Tiranë. “Më datë 17.09.2017, ora 02: 00, u arrestua në flagrancë shtetasi F. Gj., vjeç 28, banues në Tiranë, pasi më datë 16.09.2017, rreth orës 23: 50, në Vaqarr, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip ‘ Benz’”, tha Policia. Në hetim është edhe shtetasja E. LL., 27 vjeçe, pasi në autostradë­n Durrës- Tiranë, duke drejtuar mjetin tip “Opel”, ka humbur kontrollin e drejtimit të mjetit dhe për pasojë janë dëmtuar pasagjerët D. H., vjeç 24, dhe S. V., vjeç 23, banues në Tiranë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania